CH-Ballkani
Sistemi politik grek, i rrënuar nga klientelizmi dhe korrupsioni

Në vitin 1965, një film bardh e zi ishte bërë hit në Greqi. Ai tregonte një ministër, Andreas Mavrogialouros, të ashpër, macho dhe mendjemadh, i cili mahnitej nga lëvdatat dhe fjalimet, pa e kuptuar fare se shoqëruesit e tij përreth ishin të korruptuar dhe që reputacioni i tij ishte i një politikani të pandershëm. E vërteta i paraqitet vetëm në fund të filmit, gjë që e shtyn të largohet nga politika. Shumë vonë.
Emri i tij hyn në legjendën kinematografike dhe në diskursin popullor. Më mirë akoma, në fjalor … por pa shkronjën e madhe të shtypit. Një mavrogialouros, tani do të jesh për grekët një politikan i korruptuar, hajdut, i shitur. Simboli i kurtheve dhe klientelizmit. “Të gjithë janë mavrogialouros!”, dëgjohet në demonstratat në Athinë kundër klasës politike greke.
Është bërë zakon që të bëhet përputhja në mes të origjinës se klientelizmit në Greqi me ardhjen e socialistit Andréas Papandréou në krye të vendit më 1981 dhe me rritjen e miliardave të fondeve evropiane pas pranimit të saj në Bashkimin Evropian të të njëjtit vit. Kjo është pjesërisht e vërtetë, shkruajnë dy autorët e shkrimit të përkthyer nga albinfof.ch. “Shteti që ishte më parë mjaft i vogël, me pak harxhime dhe me llogari të balancuara filloi të fryhet nën ndikimin e punësimit të mijëra zyrtarëve, pranon politologu Gerassimos Moschonas. Borxhi i saj shpërthen, ndërsa deficitet thellohen”.
“Borxhi i tij shpërthen”
Por ky zanat i klientelizmit është më i vjetër, ai gjen rrënjët në themelimin e sistemit parlamentar grek në shekullin e nëntëmbëdhjetë, na përkujton zoti Moschonas, “deputeti i fshatit ishte dikur për një Greqi kryesisht rurale, me lidhje me autoritetet qendrore, përfitues i punësimit dhe favore”. Kjo marrëdhënie incesti mes qytetarit dhe politikanit duket të jetë e pashmangshme?
Inspektori i përgjithshëm i Shërbimit Publik, Leandros Rakidzis, i buzëqesh pyetjes dhe i rikthehet këtij informacioni, që trishton atë, një informacion i botuar më 2 korrik në shtypin grek: “230 personat e përjashtuar nga puna në metro të Athinës janë kthyer”.
Këta 230 përsona në fjalë kanë qenë të punësuar me kontrata me afat të caktuar në gusht 2009, me sponsorizimin e partisë konservatore Demokracia e Re, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. Rakidzis, në një raport, kishte denoncuar menjëherë “mosnevojën” e këtyre punësimeve si dhe “paligjshmërinë e kësaj procedure”, dhe ai ka arritur më në fund të bëjë që këto kontrata të mos vazhdohen.
Por, politika nuk e kishte thënë fjalën e saj të fundit. Sindikatat dhe partitë kanë shndërruar riintegrimin e këtyre 230 punëtorëve në një luftë kokëfortë. Dhe pesë vjet më vonë ata triumfojnë.
“Shteti ka interes të pretendojë se nuk është në dijeni për këto fenomene, sepse ai i paguan shumë keq mjekët në sistemin spitalor”, thotë Prevelakis. Ryshfetet (fakelaki) si shtesë e të ardhurave të ulëta? Argumenti shpesh kthehet, duke përfshirë edhe organet tatimore, ku punëtorët u kanë rezistuar ashpër grevave të ndryshme, uljeve të njëpasnjëshme të të imponuara për pesë vjet, si pjesë e masave shtrënguese të vendosura në këmbim të 240 miliardëve euro kredi.
Kriza aktuale është pjesërisht për shkak të klientelizmit, por edhe të korrupsionit që pengon shtetin tonë për t’u modernizuar dhe që helmon jetën e përditshme të grekëve”, pohon analisti George Sefertzis. Ryshfetet – në greqisht “fakelaki” – duken të jenë të gjithëpranishme. Rastet më tronditëse janë në fushën e shëndetësisë. Atë që rrëfen shembulli i Aspassi, nëna e të cilit duhej të operohej urgjentisht për shkak të një aneurizmit në një spital privat.
“Mirë, unë të ndryshoj agjendën time, i kishte thënë neurokirurgu, shumë i njohur, por do të më duhen 3 000 euro në një zarf. “E panikuar, gruaja e re mobilizon gjithë anëtarët e familjes se saj për të mbledhë shumën për dy ditë.
Popi, 39-vjeçare, e cila është një kontabiliste në qendër të Athinës dhe punon me individë dhe biznese të vogla, ka me dhjetëra anekdota që i lënë klientët e saj të hidhur. Ajo na përshkruan momentin në vitin 2012, kur një punëtor i pavarur detyrohet të ndërpresë aktivitetin e tij. Në mbyllje të llogarive të tij ai zbulon se nuk u kishte dërguar organeve tatimore listën e plotë të klientëve të saj për vitin 2009. Një mosdërgesë që e detyron të paguajç një gjobë.
“Do t’ju kushtojë 600 euro”, i thotë një punonjës i organeve tatimore. Po bëni 200 euro dhe unë e ndryshoj datën në mënyrë që gjoba të bie në 100 euro dhe ju fitoni 300 euro!” Ndërsa shteti humb 500 euro.
“Në fakt, përkundër perceptimit të grekëve, këto fenomene janë në rënie vitet e fundit”, thotë Kostas Bacouris, kryetar i degës greke të Transparency International, një organizatë që mat korrupsionin në botë. “Njerëzit kanë vështirësi serioze ekonomike dhe refuzojnë gjithnjë e më shumë të paguajnë ryshfete dhe, në aspektin e mashtrimit të taksave apo korruptimit të agjentëve, elektronizimi i procedurave dhe disa dënime të punëtorëve kanë bërë që gjërat të fillojnë të lëvizin”.
Faji i kujt është?
Transparency International publikon çdo vit një indeks të perceptimit të korrupsionit vjetor (IPK). Në vitin 2014, një total prej 174 vendeve, Greqia është ngritur në vendin e 69-të. “Greqia ishte përtej vendit të 80-të”, thekson Bacouris. Megjithatë, reformat e vërteta strukturore që priteshin dhe kërkoheshin edhe nga shumë grekë për të kufizuar klientelizmin si dhe për të favorizuar meritokracinë dhe modernizimin e administratës, këto reforma ende nuk kanë ardhur.
Faji i kujt është? I politikanëve grekë, siç ne shpesh e dëgjojmë, të cilët i kanë rezistuar çdo fryme të reformës për të mos ofenduar klientelen elektorale të tyre?I kreditorëve, të cilët kanë zgjedhur të theksojnë vetëm pesë vjetët e fundit masat për ta përmirësuar në mënyrë drastike llogarinë dhe të gjenerojnë të holla për të shlyer borxhin? Nga pak i të dyve, pa dyshim.
Më i rëndë, Gerassimos Moschonas fajëson evropianët për logjikën e tyre të kontabilistëve. “Ata kanë pasur aq shumë fuqi në një moment sa që kanë mundur të shqiptojnë këto reforma dhe të sillen partnerë të interesuar për të modernizuar vendin.
“A nuk është paradoksale të presësh nga një fuqi jashtë vendit që t’ia thyejë krahun kësaj elite politike të korruptuar, duke e detyruar të ndryshojë? Shumë grekë do t’ua kishin falur këtyre kreditorëve po të kishin kërkuar sakrifica të mëdha, ndërkohë që kishin shprehur vullnetin e tyre për ta hequr qafe korrupsionin, i cili vazhdon të dëmtojë jetën e tyre të përditshme.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja