Shkurt.ch
Sistem i ri për identifikimin e xhihadistëve
Një sistem i ri procedural do të jetë në gjendje t`i identifikojë xhihadistët që përbëjnë rrezik, shkruajnë sot gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”. Ky sistem që në fakt është një varg pyetjesh të tipit të anketës, me emrin RADAR-iTE është përcjellë nga shefi i shtabit të Zyrës për ente korrektuese të Kantonit të Cyrihut, Jerome Endrass.
Në Gjermani mbi këtë bazë tashmë janë analizuar më shumë se 1000 persona të regjistruar si të rrezikshëm dhe “persona relevantë”.
Sipas Endrass, në gjithë botën vlerësohet të ketë më shumë se 50 milionë njerëz që e përkrahin xhihadizmin e armatosur. Nga ana tjetër, ekstremizmi fanatik religjioz është një indikacion i dobët për të konstatuar se dikush është atentator i mundshëm. Ndërsa sipas sistemit të ri, është qëndrimi ndaj dhunës ai që përcakton nëse një xhihadist do të bëhet i dhunshëm.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











