E-Diaspora
Sipërmarrësi shqiptar trajnon refugjatë në Gjermani
Rudin Lanaj ua mundëson trajnimin disa refugjatëve në sipërmarrjen e tij të gjipsit. Ai personalisht, në Gjermani ka ardhur në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar nga Shqipëria. Nga oda e zejtarëve gjermanë, tashmë është duke shpresuar për më tepër përkrahje
Ai e di saktësisht se çfarë do të thotë t’ia fillosh nga zeroja në një vend të huaj, pasi e ka përjetuar edhe personalisht para 25 viteve. Aktualisht, është duke e menaxhuar një sipërmarrje personale dhe refugjatëve ju mundëson trajnim. Rudin Lanaj është me prejardhje nga Shqipëria dhe në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ka ardhur në Gjermani.
“Për mua menjëherë ishte e qartë: Më duhet patjetër ta mësoj gjuhën e këtij vendi, në mënyrë që të jetoj dhe punoj”, ka pohuar Rudini për “RP Online”, njofton Albinfo.ch.
Trajnimin e tij në profesion e përfundoi në Wesel. Me familjen e tij banoi në Goch, natën punonte taksi për të fituar pak të holla. Në vitin 2003 vendosi të bëhet i pavarur duke e themeluar sipërmarrjen e tij aktuale me seli në Kessel dhe me gjithsej 16 të punësuar.
Për momentin ka gjashtë praktikantë, pesë nga ta janë refugjatë. Fatjon Qenanaj, Arjol Korreshi dhe Hektor Idrizaj, sikurse shefi edhe ata vijnë nga Shqipëria, ndërsa janë arratisur nga vendlindja e tyre para tre vitesh. Rudini me ta ka mundur të flasë në gjuhën shqipe, por nuk e bën një gjë të tillë. Kudo nëpër puntorinë e tij janë të shënuara mbishkrime, në të cilat mund të lexohet: “Këtu flitet gjuha gjermane”. Sikur edhe më parë, ai është i mendimit se gjuha është rruga më e rëndësishme për integrim. Tre shqiptarët e rinj e respektojnë vullnetin e tij dhe tani flasin mirë gjermanisht.
Vetëm një problem është duke i shkaktuar Rudinit kokëçarje: Gatishmëria e tij si sipërmarrës, që refugjatëve tu mundësojë trajnim profesional, nuk po përkrahet nga oda zejtare gjermane, informon më tej Albinfo.ch. Si anëtar i kësaj ode, ai e ka kritikuar neglizhencën e kësaj shoqate, pasi ata nuk janë të interesuar ta përkrahin me këshilltarë trajnimi dhe me përkthyes për të cilët refugjatët kanë nevojë. “Kemi një obligim moral ndaj shoqërisë, ndërsa mundi im si duket nuk ia vlen”, ka theksuar Rudini. Ai jo vetëm që kujdeset për t`i trajnuar, por përkujdeset edhe për strehimin e tyre dhe për trajnimin për patentë shoferi. Tre praktikantët shqiptarë pothuajse e kanë përfunduar trajnimin dhe janë me nota të mira. Rudini ka mbetur në udhëkryq, pasi nuk e di nëse edhe më tej do të trajnojë refugjatë. Angazhimin e tij mund ta vazhdojë po që se oda e zejtarëve sinjalizon ndonjë përkrahje.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










