Lajme
Sindikatat zvicerane vendosin në listën e zezë punëdhënësit që praktikojnë diskriminimin e pagave
Organizata ombrellë e sindikatave Travailsuisse hapi një faqe informuese të enjten, duke inkurajuar punonjësit të raportojnë në mënyrë anonime kompanitë që nuk respektojnë Aktin Federal për Barazinë Gjinore, përcjell albinfo.ch.
Kompanive me më shumë se 100 punonjës u është kërkuar të kryejnë analiza të pagave të barabarta që nga korriku 2020. Deri më 30 qershor 2023 ata duhet t’i komunikojnë gjetjet e tyre punonjësve.
Sipas Travailsuisse, megjithatë, nuk ka pasur asnjë mbikëqyrje zyrtare të procesit të analizës dhe nuk janë vendosur sanksione ndaj shkelësve të ligjit – pikërisht arsyeja pse sistemi i raportimit anonim po lansohet.
“Lista e zezë bën të mundur sanksionimin e kompanive që shkelin ligjin dhe të cilat deri më sot nuk ishin penalizuar”, sipas Véronique Rebetez, sekretare e sindikatës Syna.
“Duke siguruar ekzekutimin efektiv të analizës së pagave të barabarta, ne po ndërmarrim një hap të vogël, por domethënës, drejt pagave më të barabarta”, tha Marcel Bayard i sindikatës SCIV.
Travailsuisse vlerëson se mesatarisht gratë fitojnë midis 8 dhe 9 për qind më pak se burrat në të njëjtat pozicione, që nënkupton një humbje të të ardhurave prej 9,412 frangash në vit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











