Sindikalistët alarmojnë për varfërim të familjeve me paga të ulëta
Një familje katër anëtarëshe aktualisht ka në dispozicion 1400 franga më pak në vit, në krahasim me gjendjen e vitit 2000
Federata e sindikatave zvicerane SGB, në konferencën vjetore të saj për medie ka alarmuar se dallimi në mes të të ardhurave në Zvicër po bëhet gjithnjë më i madh, shkruan tagesanzeiger.ch.
Sipas përfaqësuesve të SGB-së, në dhjetë vitet e fundit është përkeqësuar edhe më tej gjendja financiare e familjeve me të ardhura të vogla dhe të mesme. Një familje katër anëtarëshe aktualisht ka në dispozicion 1400 franga më pak në vit, në krahasim me gjendjen e vitit 2000.
Kjo ka ardhur si rezultat i ngritjes së çmimeve të sigurimit shëndetësor dhe shtrenjtimit të banesave, zhvillime këto që, sipas sindikalistëve, nuk janë shoqëruar me ngritjen e pagave të punëtorëve.
E kundërta, sipas SGB-së ka ndodhur me ata që marrin paga më të mëdha. Përveç rritjes së mëtejme të pagave (të atyre që “peshojnë” mbi 200 mijë franga në vjet) të pasurit janë shpërblyer duke përfituar edhe nga zbritjet e tatimeve.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










