Sport
Sinan Bytyqi, 16 vjeçari në provë te Manchester City!
Në shtëpinë e 16 vjeçarit kishte cingëruar telefoni. Në anën tjetër ishte një përfaqësues i skuadrës së Premier Ligës, Manchester City
Sinan Bytyqi është vetëm 16 vjeç dhe po sheh t`i realizohet një ëndërr për të cilën moshatarët e tij nuk mund as ta ëndërrojnë: të kërkohet nga klubi i madh i futbollit, Manchester City. Bytyqi nuk është kushdo. Ai luan në rolin e mesfushorit tashmë në kombëtaren U17 të Austrisë.
Siç shkruajnë mediet austriake, ai është lojtari i parë i këtij vendi që kërkohet nga skuadra angleze. “Manchester City është i njohur për faktin se blen lojtarë nga e gjithë bota. Por nga Austria deri më tash nuk ishte asnjë që do të hynte në rrethin e ngushtë. Kjo mund të ndryshojë së shpejti, shkruan portali nön.at.
“Citizens” ia kanë vënë syrin lojtarit të kombëtares U17 Sinan Bytyqi dhe e kanë ftuar mesfushorin 16 vjeçar në një trajnim testues në “ishull”. Bytyqi luan për Akademie të Admira . “Është diçka madhështore”, ka thënë menaxheri i skuadrës së tij.
Pas fitores së skuadrës U17 të Austrisë kundër Qipros me rezultatin 2:0, në shtëpinë e 16 vjeçarit kishte cingëruar telefoni. Në anën tjetër të telit ishte një përfaqësues i skuadrës së Premier Ligës angleze Manchester City.
Ai i ofroi të riut shqiptar një stërvitje provuese në Angli. Në rast se do ta pëlqejnë üerformancën e tij, anglezët do ta angazhojnë në “punëtorinë” e tyre të talenteve.
Siguirisht, Sinani nuk kishte menduar dy herë dhe kishte thënë: “Po, Manchester City është klubi im i preferuar”.
Koha e saktë e shkaurjes në Angli ende nuk është përcaktuar, por do të jetë pas përfundimit të kampionatit në Austri, gjatë nëntorit
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










