Kosova

Simiq: Masat e reja ndaj Serbisë rrezikojnë mbijetesën

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se masat shtesë të paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës do ta rrezikojnë mbijetesën dhe ekzistencën e qytetarëve serbë.

Simiq ka thënë se ato masa do t’i rrezikojnë edhe shqiptarët. Sipas tij, këto veprime të Prishtinës dërgojnë mesazhe direkte që serbët nuk janë të dëshiruar në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

“Nuk ka një zyrtar serb që ka ardhur këtu dhe që nuk ka bërë thirrje për paqe, vetëpërmbajtje dhe shmangie të të gjitha provokimeve të Prishtinës. Në anën tjetër, paqja s’ka alternativë. Nuk ka asnjë mundësi që serbët të pranojnë shtypje dhe t’u kërcënohet mbijetesa e tyre fizike”, ka thënë ai. Ndërsa Drejtori i Zyrës për  Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar që kushdo që po konsideron masa të reja në Kosovë, është armik i paqes dhe i stabilitetit në rajon.