Shkurt.ch
Sigurohet mosha 60 vjeçare e pensionimit në ndërtimtari
Krahas moshës 60 vjeçare për pensionim (në degët tjera është 65), kjo marrëveshje siguron po ashtu edhe pagën minimale 5500 franga në muaj për muratorët dhe ndërtimtarët e kualifikuar
Të deleguarit e Federatës së Punëdhënësve në Ndërtimtari e kanë miratuar sot Marrëveshjen e Përgjithshme bazë (GAV) që rregullon raportet me punëmarrësit (punëtorët) e ndërtimtarisë. Në të vërtetë marrëveshja ekzistuese, është vazhduar deri në fund të vitit 2018.
Federata e përmendur, pas negociatave me sindikatat e vendit që kanë zgjatur shumë, ka arritur pajtimin për sigurimin e moshës 60 vjeçare të pensionimit në ndërtimtar, shkruan srf.ch. Kjo dhe ka qenë pika më e ndjeshme, më neuralgjike për të cilën kishte më shumë vështirësi pajtimi.
Para rreth dhjetë vitesh sindikatat e ndërtimtarisë kishin arritur të realizonin këtë të drejtë, e cila konsiderohet si një ndër të arriturat më të mëdha të punëtorëve në Zvicër. Ndërkohë, vazhdimi i zbatimit të kësaj të drejte të fituar, kishte filluar të vihej në pyetje nga punëdhënësit, transmeton albinfo.ch
Këtë marrëveshje më parë, nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar e kishin miratuar sindikatat dhe kishte mbetur edhe miratimi nga ana e punëdhënësve, i cili u bë sot.
Marrëveshja bazë për degën e ndërtimtarisë është më e volitshmja në mesin e të gjitha marrëveshjeve që gëzojnë punëtorët në çfaredo dege. Krahas moshës 60 vjeçare për pensionim (në degët tjera është 65), kjo marrëveshje siguron po ashtu edhe pagën minimale 5500 franga në muaj për muratorët dhe ndërtimtarët e kualifikuar të rrugëve si dhe pagën minimale prej 4500 frangash për punëtorët pa kualifikim profesional
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












