Shkurt.ch
Sigurimi shëndetësor shtrenjtohet për 4%, alarmohen konsumatorët
Fondacioni që merret me mbrojtjen e kosnumatorëve i ka drejtuar kritika të ashpra vendimit për shtrenjtimin e sërishëm të premive të sigurimit shendetësor
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset ka bërë të ditur pasditen e sotme se premitë e sigurimit shëndetësor për vitin e ardhshëm do të shtrenjtohen mesatarisht për 4 për Qind, shkruan sda.ch. Rritja e çmimit është llogaritur mbi preminë standarde, gjegjësisht duke iu referuar sigurimit të një personi të moshës madhore, me françisë prej 300 frangash dhe me sigurim nga aksidentet.
Çmimet e premive nuk rriten njësoj në të gjithë kantonet, transmeton albinfo.ch. Ngritjen më të vogël, 1.9% do ta kenë ato në Appenzell Innerhoden, Glarus dhe Nidwalden.
Fondacioni që merret me mbrojtjen e kosnumatorëve i ka drejtuar kritika të ashpra vendimit për shtrenjtimin e sërishëm të premive të sigurimit shendetësor. Ky shtrenjtim është paralajmëruar të ndodhë në vitin 2018, pas shtrenjtimit që premitë kishin pasur edhe në vitin 2017, shrkuan srf.ch.
Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) e ushtron në mënyrë të pamjaftueshme detyrimin që ka për të ulur koston e shëndetësisë, ka shkruar fondacioni në fjalë në një komunikatë. Sipas tij, janë destimulimi, sigurimi i tepruar dhe cilësia e mangët e menaxhimit janë ato që i kanë ngritur çmimet e shërbimeve shëndetësore, përcjell albinfo.ch. Dhe, në vend se të emërtojë këto probleme me emrin që kanë, shteti po e bën fajtor për shtrenjtimin e kostos plakjen e shoqërisë dhe përparimin e mjekësisë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











