Lajme

Sigurimet mbulojnë mjekimin tuaj në Kosovë vetëm në raste emergjente

Arsim Hyseni, njohës i sigurimeve në Zvicër nga firma ENB në Cyrih, në një intervistë për albinfo.ch tregon se si rimbursohen shpenzimet nga kompanitë e sigurimeve që bëhen nga trajtimet mjekësore të mërgimtarëve në Kosovë e gjetiu

Gjatë pushimeve tuaja në Kosovë apo në ndonjë shtet tjetër, gjëja e fundit që u shkon në mendje është të sëmureni apo të pësoni lëndime. Megjithatë, emergjencat mjekësore të mërgimtarëve janë gati të përditshme gjatë qëndrimeve jashtë Zvicre. Rastet më të shpeshta që ndodhin janë helmimet me ushqim, lëndimet e fëmijëve, infarkte etj. Por, varësisht nga serioziteti i sëmundjes shumë rrallë pyetni se a do t`i mbulojë këto shpenzime sigurimi i juaj shëndetësor në Zvicër, madje edhe nuk brengoseni për faturën mjekësore që e paguani në Kosovë apo gjetiu.

Arsim Hyseni, njohës i sigurimeve në Zvicër nga firma ENB në Cyrih, në një intervistë për albinfo.ch tregon se si rimbursohen shpenzimet nga kompanitë e sigurimeve që bëhen nga trajtimet mjekësore të mërgimtarëve në Kosovë e gjetiu.

Varësisht se çfarë sigurimi ka zgjedhur, i siguruari me sigurim shëndeti bazë, obligativ, ka të drejtë për mjekim në vendin ku banon apo punon në Zvicër, dhe njëkohësisht për rastet emergjente dhe jo përzgjedhje të mjekut jashtë Zvicrës, mundet të mjekohet në shtetet kudo që qëndron në botë deri në maksimumin e dyfishit të tarifës zvicerane. “Shpenzimet mjekësore për një trajtim çfarëdo natyre që kishte me qenë jashtë Zvicrës, sigurimi shëndetësor në Zvicër e paguan dyfishin e kostos për trajtimin e caktuar mjekësor. p.sh operacioni i zorrës qorre nëse në Zvicër kushton 4 mijë franga atëherë jashtë Zvicrës do të paguheshin maksimum 8 mijë franga”, tregon Arsim Hyseni nga firma ENB, duke u sugjeruar mërgimtarëve të bëjnë edhe sigurime shtesë vullnetare.

Pastaj në paketat e sigurimeve shëndetësore hyjnë edhe sigurimet shtesë, jo të lira me të cilat mund të bëni ndonjë mjekim kudo në ndonjë vend të botës

Cilat sigurimet shtesë preferohen gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit?

“Janë sigurime shtesë për rastet e qëndrimit spitalor më shumë se 3 muaj. Disa nga sigurimet e paguajnë qëndrimin në spital deri në 3 muaj disa deri në 6 muaj, disa më gjatë. Në rastet kur pacienti nuk mund të transportohet në Zvicër.”, tregon për specifikat e sigurimeve të mjekimit jashtë vendit. Disa nga sigurimet shtesë mbulojnë edhe transportimin e pacientëve nga Kosova apo një vend tjetër në Zvicër. “Lajmërohet rasti te sigurimi përkatës se një pacient ka një rast emergjent dhe duhet të transportohet në Zvicër, sigurimi është i obliguar të kujdeset për të gjitha prej spitalit të Kosovës apo një vendi tjetër deri në një spital zviceran ngase kam paguar sigurimin shtesë. Të gjitha shpenzimet mbulohen nga sigurimi përveç vlerës së franshizës dhe pjesëmarrjes prej 10 për qind të pacientit nga sigurimi bazë”, sqaron Hyseni. Ai, klientëve të tij iu preferon të marrin këtë sigurim shtesë në paketat e sigurimeve shëndetësore.

Ndërsa për rimbursimin janë disa procedura që duhet të ndjekin pacientët. Raportet mjekësore duhet të jenë të përkthyera në njërën prej gjuhëve zyrtare të Zvicrës. Zakonisht një formular shkarkohet nga interneti i sigurimit përkatës ose u dërgohet me postë dhe plotësohet nga i siguruari. Këtë formular së bashku me faturat e dërgoni te sigurimi juaj. “Nëse faturat janë në përputhje me standardin kosovar apo të vendit ku ka ndodhur mjekimi, sigurimi pa kurrfarë hezitimi bën rimbursimin menjëherë”, thekson Hyseni. Zakonisht pacienti deri në 300 euro paguan vet dhe i sjell fatura për rimbursim në Zvicër. Nëse bëhet fjalë për ndonjë tretman mjekësor më të shtrenjtë, atëherë sigurimi garanton direkt institucionin (Spitalin) për marrjen përsipër të shpenzimeve të mjekimit.

albinfo.ch
Arsim Hyeni – ENB

Vetëm rastet emergjente mbulohen nga sigurimet zvicerane

Hyseni flet edhe për rastet që nuk rimbursohen shpenzimet e mjekimit. “Bëhet fjalë për fatura të fryra. P.sh akupunktura nuk hyn në raste emergjente. Rast emergjent është kur fëmijët kanë temperaturë 40, në rastet e helmimeve, lëndime të ndryshme etj.”, sqaron Hyseni.

Kompanitë preferojmë që gjithmonë të kontaktohet sigurimi përkatës shëndetësor për çfarëdo mjekimi emergjent që keni në Kosovë apo gjetiu ku jeni duke qëndruar. Në këtë mënyrë i anashkaloni komplikimet që mund të keni pas kthimit në Zvicër që kanë të bëjnë me rimbursimin e shpenzimeve mjekësore që keni pasur gjatë qëndrimit jashtë Zvicre. Numrin e telefonit emergjent  të sigurimit tuaj e gjeni prapa kartelës suaj të sigurimit.

Në raste të rënda të ndonjë infarkti në zemër, lëndimi të rëndë duhet që patjetër të kontaktohet kompania e sigurimit, e cila kujdeset për koordinimin e qëndrimit në spitalin kosovar apo gjetiu dhe organizimin e kthimit të të siguruarit në Zvicër, nëse gjendja shëndetësore e pacientit e lejon një gjë të tillë.

Kur mbulohen shpenzimet e transportimit të të sëmurit nga Kosova në Zvicër?

“Në shumicën e rasteve kompanitë e sigurimeve insistojnë që pacienti të trajtohet në Kosovë apo në shtetin ku i ka ndodhur rasti emergjent për shkak të kostos së ulët të mjekimit në krahasim me shpenzimet e mjekimit në Zvicër. Andaj edhe insistojnë që të mos organizohet transporti për në Zvicër. Një transport i tillë varësisht nga rasti, nga Kosova dhe vendet e rajonit për në Zvicër kushton rreth 25 mijë euro. Për të bartur pacientët në Zvicër, ata duhet të jenë në gjendje për tu transportuar, pra në gjendje jo shumë të rëndë shëndetësore”, flet për raste të ndryshme Arsim Hyseni. P.sh. pacientët me zorrë qorre nuk i transportojnë fare pasi që gjatë transportit, me ndryshimin e presionit të ajrit, zorra qorre mundë të pëlcasë dhe pacienti mund të vdesë. “Natyrisht që ne kemi dëshirë që sa më shpejtë ta kthejmë familjarin tonë në Zvicër për mjekim të mëtutjeshëm, por kjo varet nga gjendja shëndetësore. Andaj po e theksoj edhe një herë se është shumë e rëndësishme që sapo të ndodhë ndonjë rast emergjentë, të kontaktoni sigurimin tuaj dhe ata pastaj marrin përsipër koordinimin e mjekimit të mëtutjeshëm dhe rikthimit eventual në Zvicër”, potencon në fund të kësaj interviste Arsim Hyseni.

rega-img_20151220_135615

Transportimi i të sëmurit nga Kosova në Zvicër kushton  rreth 25 mijë euro

“Në shumicën e rasteve kompanitë e sigurimeve insistojnë që pacienti të trajtohet në Kosovë apo në shtetin ku i ka ndodhur rasti emergjent për shkak të kostos së ulët të mjekimit në krahasim me shpenzimet e mjekimit në Zvicër. Andaj edhe insistojnë që të mos organizohet transporti për në Zvicër. Një transport i tillë varësisht nga rasti, nga Kosova dhe vendet e rajonit për në Zvicër kushton rreth 25 mijë euro