Shkurt.ch

Si trajtohen refugjatët shqiptarë në tregun e punës?

Studimi ka për qëllim të kuptojë pengesat dhe vështirësitë me të cilat refugjatët ballafaqohen për të gjetur punë dhe integrimin në punë të tyre në Zvicër

Shkolla e Lartë për Punë Sociale në Lucern me porosi nga Zyra e UNHCR-it në Zvicër është duke realizuar një studim për integrimin në punë të personave me status të njohur të refugjatit (Leja e qëndrimit B dhe C) dhe të atyre personave që janë pranuar përkohësisht si refugjatë në Zvicër (Leja e qëndrimit F).

Studimi  ka për qëllim të kuptojë pengesat dhe vështirësitë me të cilat refugjatët ballafaqohen për të gjetur punë në tregun e punës, si integrimin në punë të tyre në Zvicër. Në këtë rast ne dëshirojmë t’ua japim fjalën personave të prekur.

Për të realizuar këtë studim ne jemi duke kërkuar persona me origjinë shqiptare me leje qëndrimi F ose B / C, persona me status të njohur të refugjatit, të cilët janë të gatshëm të bisedojnë me ne për përvojat e tyre dhe gjendjen e tyre profesionale dhe që janë rezidentë në kantonet e Bernës, Cyrihut, Luzernit dhe Vaudit.

Intervistat do të realizohen sipas dëshirës së personave të intervistuar në shqip, gjermanisht ose frëngjisht. Intervistat zgjasin 1 deri në 2 orë, mes janarit dhe shkurtit 2014, në një vend të zgjedhur nga personi i intervistuar.

Të intervistuarit dhe autorët e studimit i nënshtrohen sekretit profesional. Ne ruajmë anonimitetin e të intervistuarve. Palët e treta nuk kanë qasje në përmbajtjen e intervistave dhe të dhënat e mbledhura do të trajtohen me diskrecion.

A jeni gati për të dhënë një intervistë të tillë ?

Kontaktoni nëpërmes e-mailit apo telefonit :

Nicolette Seiterle 041 367 48 84 / nicolette.seiterle @ hslu.ch

Natalie Benelli 041 367 49 17 / natalie.benelli @ hslu.ch

Ne ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin tuaj dhe do t’ju japim informacione të mëtejshme. Ju lutemi, kontaktoni në çdo kohë.

Natalie Benelli dhe Eva Mey, udhëheqëse të projektit, Shkolla e Lartë për Punë Sociale në Lucern.

Nicolette Seiterle, bashkëpunëtore shkencore, Shkolla e Lartë për Punë Sociale në Lucern.