Lajme
Si të udhëtoni më lirë me tren në Zvicër
Nëse planifikoni të udhëtoni me tren këtë verë dhe jeni fleksibël për datat, mund ta bëni atë mjaft lirë.
Rrjeti hekurudhor zviceran (SBB) është një nga më të mirët dhe më të efektshmit në botë. Por është gjithashtu e kushtueshme, veçanërisht nëse udhëtoni me familjen. Sidoqoftë, ka mënyra për të kursyer çmimin e biletave, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Nëse planifikoni të udhëtoni me tren këtë verë dhe jeni fleksibël për datat, mund ta bëni atë mjaft lirë.
Me të ashtuquajturat “bileta supersaver” (Sparbillette / billets dégriffés / biglietti risparmio), ju mund të kurseni deri në 70 përqind jashtë çmimit të rregullt.
Dhe mund të udhëtoni në të gjithë Zvicrën në pjesën më të madhe të transportit publik, me përjashtim të rrugëve brenda një rrjeti rajonal të tarifave, përcjell tutje albinfo.ch.
Kështu funksionon:
• Shikoni në internet dhe shkruani destinacionin dhe datën e udhëtimit. Nëse biletat e supersaver janë në dispozicion për atë ditë dhe itinerar, ato do të shfaqen automatikisht.
• Pastaj mund të zgjidhni lidhjen e preferuar, të paguani dhe të printoni biletën.
• Përndryshe, ju mund të blini biletën e supersaver-it me smartphone-n tuaj në aplikacionin SBB Mobile ose SBB Previeë.
Gjatë orëve të pikut ose gjatë fundjavave biletat e lira mund të tërhiqen shpejt, kështu që nëse i dini planet tuaja të udhëtimit paraprakisht, blini supersavers para kohe.
Gjithashtu mbani në mend se çmimet e supersaver janë në dispozicion edhe për klasën e 1 gjithashtu. Në fakt, ndonjëherë ato janë edhe më të lira se biletat standarde të klasit të dytë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












