Kuzhina shqiptare
Si të jetë pula e pjekur gjithmonë e përkryer
Pulën kryposeni, bëjeni me spec të djegës dhe futeni në furrë. Kjo është e tëra? Një hap i vogël ju ndan që ta bëni pulën e pjekur të përkryer. Ja çfarë ju nevojitet.
E rreshkur nga jashtë, ndërsa e butë dhe me shije të mrekullueshme nga brenda. Pula e pjekur nga furra meriton pak më shumë vëmendje dhe pak më shumë mëlmesa se vetëm kripa.
Hapi i parë
Për pulë të shijshme ju nevojiten, sigurisht, një pulë e shëndetshme. Më së mirë është që pula të jetë e shtëpisë. Pastrojeni mirë pulën, lajeni me ujë të vakët dhe më pas fshijeni mirë nga jashtë dhe brenda. Lyejeni me vaj të ullirit dhe me gjalpë (është e dëshirueshme që pula të rrijë 30 minuta në temperaturë të dhomës, para pjekjes), sillni krahët dhe lidhini këmbët e pulës me penj të kuzhinës.
Shtesat dhe mëlmesa
Për pulë të pjekur e të shijshme ju nevojiten, karshi kripës dhe piperit, qepë, trumzë dhe supë pule. I përgatitur i lyer me yndyrë, kripë dhe piper, lyejeni brenda me gjalpë dhe mëlmesa dhe piqeni në 240 grad C, kohë pas kohe duke e lagur me supë pule.
• Kuzhinieri i njohur, Xhejm Oliver, këshillon që ta ‘rrethoni’ me karota, selino, qepë, hudhër dhe ta mbushni me një limon.
• Përdorni 2 qepë të madhësisë së mesme,
• 2 karota,
• 2 shkopa selinoje,
• një kokë hudhër,
• 1 limon, kripë,
• vaj ulliri,
• piper dhe pak mëlmesa, – trumzë, ruzmarin,
• dafinë (apo përzierje të këtyre mëlmesa).
Hudhrën ndajeni në thelb, por lërini të paqëruar, ndërsa perimet copëtojini në copa të mëdha. Të gjitha perimet vendosini në tepsi, në të cilën keni qitur vaj ulliri, vendoseni pulën më pas të (me spec të djegës, të kripur me piper dhe të lidhur) përmbi perime.
Në brendinë e pulës vendoseni një limon, të cilin paraprakisht e keni zbutur duke e sjellë në tavolinë aq sa të mund ta shponi me pirun.
Fusni në pulë edhe mëlmesa. Në temperaturë nga 200 grad C pulën e piqni për një orë e 20 minuta (nëse doni të hidhni edhe patate futeni 45 minuta para përfundimit të kohës së pjekjes). Nëse është e nevojshme, lageni pulën me supë apo ujë.
Ju bëftë mirë!
Të ngjashme
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













