Lajme
Si po i rrisin Gjermania dhe Evropa ushtritë e tyre?

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, konfirmoi këtë javë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalia, Turqi, se qeveria gjermane ka pranuar kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky vendim do të shënojë një ndryshim historik në politikën e mbrojtjes së Gjermanisë, e cila prej Luftës së Ftohtë ka mbështetur kryesisht bashkëpunimin ndërkombëtar dhe diplomacinë, duke mbajtur një qasje të matur në shpenzimet ushtarake, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Wadephul njoftoi gjithashtu se Gjermania do të mbështesë propozimin e NATO-s për ndarjen e shpenzimeve në 3.5% për operacionet ushtarake klasike dhe një 1.5% shtesë për infrastrukturën mbrojtëse. Në takimin e NATO-s në fund të qershorit në Hagë, Holanda, pritet të sqarohet saktësisht se sa do të investojnë të gjitha vendet anëtare në kuadër të këtij plani të ri.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur dëshirën për ta kthyer Bundeswehr-in në “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”. Aktualisht, Gjermania shpenzon rreth 2.1% të PBB-së në mbrojtje, me një buxhet prej 90 miliardë eurosh në vitin 2024. Rritja në 5% do të kërkojë një buxhet të ardhshëm mbi 160 miliardë euro në vit. Ky buxhet do të shkojë për rritjen e numrit të ushtarëve aktivë nga 182,000 aktualisht në të paktën 203,000 deri në vitin 2031, me disa ekspertë që parashikojnë edhe 240,000 trupa. Përveç kësaj, do të realizohet modernizimi i forcave, duke përfshirë blerjen e tankeve, avionëve dhe përmirësimin e teknologjisë dixhitale për komandën dhe kontrollin.
Aktivitetet industriale ushtarake në Gjermani, ku përfshihen Rheinmetall, Airbus Defence and Space dhe Diehl Group, po përqendrohen gjithashtu drejt eksporteve dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.
Franca
Francë është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian dhe ndjek një strategji të pranishmërisë globale dhe autonomisë ushtarake. Ushtria franceze numëron rreth 203,000 ushtarë aktivë, ndërsa forcat paraushtarake si xhandarmëria kanë rreth 175,000 anëtarë, me 26,000 rezervistë të regjistruar. Me aeroplanmbajtësen me energji bërthamore “Charles de Gaulle” dhe nëndetëse strategjike, marina franceze ka një rol kyç në strategjinë e frenimit bërthamor. Avionët luftarakë Rafale, disa prej të cilëve të aftë për armë bërthamore, ofrojnë epërsi ajrore.
Që nga ardhja në pushtet e Presidentit Emmanuel Macron në vitin 2017, buxheti ushtarak i Francës është rritur ndjeshëm. Në mars 2024, Macron theksoi nevojën për dyfishimin e shpenzimeve ushtarake përballë “kërcënimit rus” dhe për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit.
Polonia
Polonia ka investuar fuqishëm në ushtri për të zhvilluar forcat tokësore më të forta në Evropë. Në vitin 2024, ajo ka alokuar 4.12% të PBB-së për mbrojtjen. Aktualisht, forcat tokësore dhe Ushtria e Mbrojtjes Territoriale përbëhen nga rreth 150,000 ushtarë, por qeveria e kryeministrit Donald Tusk synon ta rrisë këtë numër në 500,000, duke përfshirë rezervistët.
Polonia ka blerë mbi 600 tanke beteje nga Korea e Jugut dhe SHBA-ja, sisteme artilerie raketore HIMARS, dronë dhe avionë luftarakë F-35 për të përmirësuar kapacitetet e forcave tokësore dhe ajrore. Megjithatë, marina polake mbetet relativisht e dobët, transmeton albinfo.ch.
Mbretëria e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar ka planifikuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në pak më pak se 2.4% të PBB-së, duke u fokusuar në teknologjinë e lartë, përfshirë dronët, inteligjencën artificiale dhe sistemet lazer. Marina mbretërore, me dy transportues aeroplanësh në shërbim, dhe Forcat Ajrore Britanike konsiderohen shumë moderne.
Me rreth 140,000 ushtarë aktivë, ushtria britanike është relativisht e vogël, dhe nuk ka plane për rritje të konsiderueshme të personelit, në kontrast me vendet e tjera evropiane. Kryeministri Keir Starmer theksoi vitin e kaluar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj NATO-s dhe rolin e plotë që vendi do të luajë në aleancë.
Armët bërthamore britanike, të ruajtura në nëndetëse strategjike, mbështeten në teknologjinë amerikane, duke garantuar një kapacitet mbrojtës të fuqishëm.
Italia
Italia ndau 1.49% të PBB-së në mbrojtje në vitin 2024, shumë nën objektivin e NATO-s prej 2%. Megjithatë, ajo është një nga fuqitë më të mëdha ushtarake në Evropë, me 165,000 ushtarë aktivë, dy transportues aeroplanësh dhe një forcë ajrore të fuqishme. Forcat tokësore konsiderohen të vjetruara dhe në nevojë për reforma të thella, transmeton albinfo.ch.
Kryeministrja Giorgia Meloni ka shprehur ambicien që Italia të ketë forcat më të forta të blinduara në Evropë dhe ka porositur mbi 1,000 tanke luftarake dhe shumëfunksionale nga kompania gjermane Rheinmetall. Strategjia italiane përqendrohet kryesisht në rajonin e Mesdheut dhe në sigurimin e rrugëve globale tregtare.
Edhe me këto programe të riarmatimit prej miliarda eurosh, nuk pritet ndryshim i madh në renditjen globale të forcës ushtarake në afat të mesëm. Sipas indeksit Global Firepower 2025, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë fuqia ushtarake më e madhe në botë, të ndjekura nga Rusia, Kina, India dhe Koreja e Jugut. Mbretëria e Bashkuar renditet e gjashta, Franca e nënta, ndërsa Gjermania është e 11-ta.
Ky valë investimesh ushtarake në Evropë pasqyron shqetësimet për kërcënimin rus dhe nevojën për forcimin e sigurisë kolektive në kuadër të NATO-s. Rritja e shpenzimeve dhe modernizimi i forcave ushtarake janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të përballuar sfidat e sigurisë në dekadat e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se të dielën, me...
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
Jeta në Austri
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht? JJ, talenti i ri austriak, mahniti jurinë dhe audiencën në Festivalin e Këngës në Eurovision që...
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin