Bota
Si finlandezët u bënë populli më i lumtur në botë

Ata përjetojnë dimra të ashpër dhe me orë të pakta me diell, shpesh mund të etiketoheshin si të rezervuar, të mbyllur në vetvete dhe vetëvrarës. Finlandezët ndërkohë u renditën nga OKB-ja për të dytin vit radhazi populli më i lumtur në botë.
Në 1990, Finlanda regjistrohej e dyta për numrin më të lartë të vetëvrasjeve në botë, pas Hungarisë, sipas statistikave ndërkombëtare.
Jashtë vendit, Finlanda konsiderohet me raste si imazh i një shteti të trishtuar dhe që nxit vetëvrasjet, por shkalla e vetëvrasjeve është përgjysmuar në sajë të një fushate të shëndetit publik në përmirësimin e kurimit dhe mbështetjen ndaj personave në rrezik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rendit Finlandën në vendin e 22 të shteteve me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve, pas SHBA-së (19) dhe përpara Francës (27), por vetëm gjashtëdhjetë shtete paraqitën të dhëna të besueshme. Eurostat e rendit atë në mesataren evropiane.
Disa hulumtues në fushën e shëndetit mendor paralajmëruan se nuk ekzistonte aspak ndonjë lidhje mes problemit dhe faktorëve të tillë si klima dhe ekspozimi i dritës, transmeton “ATSH”.
“Nëse ndihesh në një fazë depresioni kudo në çdo shtet të botës, je i ekspozuar nga i njëjti rrezik për të bërë vetëvrasje”, sqaron për mediat pedagogu Timo Partonen, përcjell albinfo.ch.
Sot nga ana sociale është më e pranueshme për finlandezët, kryesisht për meshkujt për të folur për problemet e tyre. Tani është më e lehtë për të folur nëse ndihesh për shembull në një fazë depresioni, është gjithashtu më e lehtë për t’u kuruar dhe të marrësh trajtimin e duhur.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti