Lajme
Si është situata epidemiologjike me pandeminë në botë?
Numri i rasteve të reja i të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet ndjeshëm. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins tashmë janë më shumë se 13 milionë persona të prekur me koronavirus në mbarë botën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve. Në SHBA janë raportuar 3 milionë e 363 mijë e 56 raste. Ndërkohë pas SHBA-së renditet Brazili me 1 milion e 884 mijë e 967 raste.
Në vendin e tretë pozicionohet India me 878 mijë e 254 raste. Pas Indisë renditet Rusia me 732 mijë e 547 raste. 5-shen e parë e mbyll Peruja me 330 mijë e 123 raste.
Ndërkohë është rritur edhe numri i të vdekurve, ku përsëri SHBA ka numrin më të madh të viktimave nga Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, në SHBA numërohen 125 mijë e 605 të vdekur. Pas SHBA-së renditet Brazili me 72 mijë e 833 të vdekur.
Në vendin e tretë pozicionohet Mbretëria e Bashkuar me 44 mijë e 915 të vdekur. Pas Mbretërisë së Bashkuar renditet Meksika me 35 mijë e 491 të vdekur. Italia mbyll 5-shen e parë të renditjes me 34 mijë e 967 të vdekur nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














