Lajme
Si e menaxhon Gjermania nxehtësinë ekstreme dhe ndryshimet klimatike?

Vera e këtij viti ka sjellë temperatura rekord në shumë qytete gjermane, me nivele që kanë kaluar 37 gradë Celsius në qytete si Hamburg dhe Këln dhe që në disa zona janë afruar 40 gradëve. Këto temperatura ekstreme, të pazakonta për fillimin e korrikut, po i atribuohen ndryshimeve klimatike nga ekspertët, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Përballë kësaj vale të të nxehtit, autoritetet gjermane kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore. “Një valë e tillë nxehtësie nuk duhet nënvlerësuar,” ka paralajmëruar Peter Bobbert, president i Shoqatës Mjekësore të Berlinit. Sipas tij, pasojat shëndetësore mund të jenë fatale, duke përfshirë dështim të zemrës apo qarkullimit të gjakut.
Instituti Robert Koch ka bërë të ditur se gjatë dy viteve të fundit, rreth 6,000 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave ekstreme – një shifër më e lartë se viktimat nga aksidentet rrugore në të njëjtën periudhë. Ndërkohë, kompania e sigurimeve Allianz ka llogaritur se kostoja e kujdesit shëndetësor në BE gjatë valëve të nxehtësisë në vitin 2025 ka shkuar në rreth 25 miliardë euro, vetëm për Gjermaninë.
Në terren, ushtria gjermane dhe shërbimet e emergjencës janë mobilizuar për të luftuar zjarret në pyje, veçanërisht në Saksoni dhe Brandenburg. Në Ghorischheide të Saksonisë veriore, janë djegur mbi 2,100 hektarë dhe janë evakuuar disa banesa, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Brendshme ka konfirmuar se ushtria mbetet në gatishmëri për të ndihmuar, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion faqen informuese hitzeservice.de, ku ofrohen këshilla për përballimin e temperaturave, sidomos për grupet vulnerabël.
Edhe aplikacioni NINA, i përdorur nga 12 milionë qytetarë, ofron paralajmërime për zjarre, përmbytje dhe valë të të nxehtit. Sakaq, në spitale, qendra kujdesi dhe strehimore, punonjësit po punojnë me kapacitete të shtuara për të garantuar hidrimin dhe mbrojtjen e të moshuarve dhe të pastrehëve.
Ndërkohë, shumë gjermanë përpiqen të gjejnë mënyra të thjeshta për t’u përballur me vapën. Në rrugët e Berlinit, banorët shfaqin ventilatorë portativë dhe mbajnë shishe uji. “Kam kapelen time, pi shumë ujë dhe qëndroj në hije,” thotë një burrë për DW.
Por, për punëtorët në terren, si ata në ndërtim apo në bujqësi, nxehtësia është edhe më e rëndë. “Ne bëjmë shumë pushime dhe mundohemi të rehatohemi në kantier,” shprehet inxhinierja Charikleia Kagiaoglo, duke përshkruar uljen e ndjeshme të produktivitetit gjatë ditëve të nxehta.
Drejtoresha e fondacionit Gesunde Erde – Gesunde Menschen, Kerstin Blum, ka ngritur shqetësimin për njerëzit në zonat urbane të pafavorizuara dhe për punëtorët që nuk mund të shmangin ekspozimin ndaj rrezeve UV. Ajo bën thirrje për masa urgjente nga politika: “Pa mbrojtje efektive të klimës, vera do të bëhet një stinë e rrezikshme për shumë njerëz.”
Edhe pse përdorimi i ajrit të kondicionuar është rritur nga 13% në 19% në shtëpitë gjermane krahasuar me vitin e kaluar, ai mbetet ende i pakët në spitale, shkolla dhe qendra kujdesi. Çmimet e larta të energjisë po ndikojnë në përhapjen e tij më të gjerë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri