Bota
Si duket aeroporti më i madh në botë (Video)

Të hënën, më 29 tetor, aeroporti më i madh në botë do të hapet në Stamboll. Do të jetë aeroporti i tretë në këtë qytet turk me miliona banorë.
Aeroporti i ri i Stambollit “Yeni Havalimani” është ndërtuar në anën evropiane të Stambollit, 35 km në veri të qytetit, në rrethin e Arnaututkaya. Ndërtimi i tij filloi në qershor 2014 dhe tani ka përfunduar e para nga katër fazat e ndërtimit. Në fazën e parë parashikohet që aeroporti të marrë 90 milionë pasagjerë.
Pritet që nga 2030 të mund të përdoret nga 150 milionë pasagjerë në vit, sapo të përfundojë faza përfundimtare. Për krahasim, aeroporti më i ngarkuar në botë “Hartsfield Jackson” në Atlanta, Shtetet e Bashkuara, më 2017 kishte 105 milionë pasagjerë. Gjithashtu, gjashtë aeroportet në Londër shërbejnë më shumë se 150 milionë pasagjerë në vit.
Ndërtimi i aeroportit kushtoi 10.5 miliardë euro. Do të mbulojë një sipërfaqe prej 7.659 hektarësh, që është rreth 76 kilometra katrorë dhe do të ketë gjashtë pista. Në aeroportin e ri do të ndërtohet kompleksi më i madh shitoresh në botë, pa detyrime doganore.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor