CH-Ballkani
Si donin austriakët të krijonin një komb shqiptar
Ky projekt i mbështetur nga Fondi për Shkencë (FWF) ka analizuar raportet nga konsullatat austriake në Prizren, Mitrovicë dhe Shkup që ndodhen në arkivat shtetërore dhe mbretërorë të Austrisë, në Vjenë. Udhëheqës i projektit është historiani zviceran Oliver Jens Schmitt
Tash vonë një diplomat në një instancë të BE-së duke iu përgjigjur kolegëve të tij austriakë në kontekst të konfliktit rreth emrit të Maqedonisë i tha atij se “austriakët tash me të vërtetë nuk qeverisin më me Ballkanin”. Por, një projekt hulumtues ka vënë në fokus kohën kur austriakët në fakt edhe e bënin këtë (qeverisjen mbi Ballkanin). Është fjala për politikën hungareze të fazës së vonë të Perandorisë Osmane, thuhet në një analizë të gjerë të publicistes Adelheid Wölfl të botuar në gazetën “Der Stanbdard” të Vjenës, transmeton albinfo.ch.
Për këtë studim janë shfletuar raportet diplomatike të konsujve nga vilajeti i atëhershëm i Kosovë, në mes vitit 1870 dhe 1914, sqarohet në artikull.
Ky projekt i mbështetur nga Fondi për Shkencë (FWF) ka analizuar raportet nga konsullatat austriake në Prizren, Mitrovicë dhe Shkup që ndodhen në arkivat shtetërore dhe mbretërorë të Austrisë, në Vjenë. Udhëheqës i projektit ka qenë dhe vazhdon të jetë historiani zviceran Oliver Jens Schmitt, i cili me këtë projekt dëshiron të përforcojë tezën se historia e Kosovës nuk mund të reduktohet vetëm në konfliktin serbo-shqiptar.
Schmitt, i cili ligjëron historinë e Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës mendon se burimet më të thella të konfliktit të sotëm gjenden në periudhën 1870-1914, kohën kur në Kosovë po ushtronin ndikimin e tyre proceset e themelimit të shteteve nacionale në regjion, të cilat shkaktuan ndryshime të thella edhe në Kosovë. Dhe, Austrohungaria luante në gjithë këtë proces një rol tepër të rëndësishëm.
Konsujt austriakë dinin për Perandorinë Osmane më shumë se vet autoritetet osmane!
Schmitt e shpjegon kështu rolin substancial të Austrohungarisë në zhvillimet e atëhershme: “Konsujt austriakë dinin shumë, madje, në raste edhe më shumë se vetë autoritetet osmane”. Diplomatët në fjalë kishin mbaruar në Vjenë Akademinë Orientale dhe në Perandorinë Osmane mbështeteshin në një rrjet të dendur informantësh, mes të cilëve edhe priftërinj dhe tregtarë. “Monarkia kishte dërguar në Ballkan njohësit e regjionit. Ky ishte një projekt qendror i politikës së saj të jashtme”.
Veç kësaj, që nga shekulli 18 ekzistonte edhe një protektorat kulturor i monarkisë për katolikët në regjion.
“Monarkia kishte besim të mbështetej te kleri katolik. Por ky kler merrte po ashtu përfitime edhe nga konkurrentët e Austrisë, Italia dhe Franca”, rrëfen Schmitt. Joshja që ofronte Vjena nuk ishte shumë më e ndryshme nga ajo që është sot: kishte bursa dhe mundësi udhëtimi por edhe pagesa të drejtpërdrejta për njerëzit e besueshëm.
Ministria e Klerit dhe Kultit, ashtu si dhe ajo e punëve të jashtme, kishte për qëllim atëbotë të çojë përpara ngritjen e kombit (shtetit) shqiptar – veç tjerash edhe për shkakun se donte të dobësonte Serbinë. Konsulli në Prizren dhe Shkup, Rappaport kishte propozuar që “të marshohet në drejtim të objektivit kryesor të propagandës nacionale” dhe ofronte që ” të shfrytëzohej momenti i pikërishëm, i volitshëm që përmes emisarëve, fletushkave etj. të provohet përfitohet i Vilajetit të Kosovës për idenë nacionale”.
Një prift luajal ndaj monarkisë do të vendosej në krye të dioçezës së Shkodrës në mënyrë që “katolikët e këtushëm të marrin sërish vendin e tyre të natyrshëm në sistemin tonë politik”, ka shkruar Rappaport.
Fanatizmi religjioz i myslimanëve dhe mosbashkëpunimi i katolikëve, pengesë për idenë nacionale
Por konsulli kishte probleme edhe në një front tjetër. Nuk ishin vetëm katolikët që nuk bashkëpunonin, por as myslimanët nuk kishin shumë interesim për një shtet nacional shqiptar.
Rappaport raporton më 19 tetor 1899 në mënyrë sekrete nga Prizreni se ambiciet austriake për të nxitur identitetin nacional te shqiptarët kundër ekspansionizmit serb nuk po funksionojnë, përcjell albinfo.ch. Fajtor për këtë është fakti se “shqiptarët muhamedanë të Vilajetit të Kosovës për shkak të fanatizmit të tyre religjioz, përzierjes së tyre të pjesërishme me elementet turke dhe sllave, përdorimit mbizotërues të gjuhës osmane në disa qytete, lidhjeve të tyre me Portën etj. deri më tash janë dëshmuar si truall pak i plleshëm për idealet nacionale-letrare që janë të pranishme në viset shqiptare rreth Adriatikut”.
Te shqiptarët e Kosovës atëbotë elementi nacional luante një rol të vogël, sqaron Schmitt. “Sepse nuk kishte një identitet mbikonfesional, që domethënë identitet i cili do të përfshinte si shqiptarët myslimanë ashtu dhe ata katolikë.
Duke shkruar për shqiptarët e Kosovës, Rappaport thotë se ata ishin patriotë lokalë. Edhe kur ishin të gatshëm për të rrokur armët atëherë këtë do ta bënin më shumë për shkaqe fetare por jo për ato nacionale. Si “dëshmi” për këtë, Rappaport përmend se ata janë të gatshëm t`i mbrojnë “me gjak e me mall myslimanët sllavë të njohur edhe si àrnautë”. Në fakt edhe sot ekzistojnë këto lidhje në mes të shqiptarëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Sanxhak. Sanxhaku atëbotë i takonte Vilajetit të Kosovës.
Në Vilajetin e Kosovës, thotë Schmitt, për ndryshim nga Shqipëria e Jugut, nuk kishte ndonjë lëvizje të fuqishme kombëtare ndër shqiptarët. Schmitt mendon se një ndër shkaqet për këtë është edhe ai se myslimanët ishin të favorizuar dhe prandaj ishin luajalë ndaj sulltanit. Ata kishin privilegje të shumta dhe nga osmanët angazhoheshin si “forca të vendosjes së rregullit” për mbrojtjen e zonave kufitare të perandorisë.
Paralele me Kosovën e sotme
Ndarja e forcës ishte e qartë: myslimanët ishin të armatosur ndërsa të krishterët jo”, thotë Schmitt. Kur një mysliman ushtronte dhunë, “autoritetet e përbëra nga myslimanët sipas rregullit nuk ndërhynin”.
Më tutje, duke përfolur raportimet e diplomatëve austrohungarezë nga Kosova në Vjenë në artikull flitet për një “urrejtje raciste kundër sllavëve” në regjionet lindore shqiptare. Kështu, sipas tyre “në Kosovën osmane, nga autoritetet ashtu si dhe nga një pjesë e popullatës myslimane ushtrohej dhunë strukturale dhe e hapur mbi popullsinë e krishterë”.
Konsulli në Mitrovicë, Ladislaus Tahy von Tahar raportonte fjala vjen se “ndalimi i sërishëm i armëmbajtjes ka dështuar plotësisht në këtë qark. Asnjë armë nuk është dorëzuar ose konfiskuar. Sporti i preferuar nacional i shqiptarëve, sulmimi dhe keqtrajtimi i popullatës serbe vazhdon të lulëzojë dhe qeveria nuk është e aftë ta mbrojë atë sa duhet.
Schmitt në vazhdim duke iu referuar konsujve austriakë thotë se “shqiptarët në radhë të parë ishin të interesuar të mbanin për vete privilegjin për të mos paguar taksa, për të mos marrë pjesë në regjistrimin popullsisë, për të kultivuar të drejtën e tyre zakonore dhe për të mbajtur armë. Çarmatosja kurrë nuk kishte pasur sukses. Elitat udhëheqëse shqiptare blinin armë edhe nga Serbia dhe Mali i Zi. Ndërsa fiset malore edhe ashtu nuk ishin të detyruara të dorëzonin armët. Sepse osmanët ishin të interesuar që të vinin nën kontroll së paku rrafshirat.
Popullata përpiqej të bishtnonte goditjes së shtetit që po modernizohej ndërsa elitat regjionale myslimane ua luanin lojën osmanëve dhe fuqive regjionale dhe fuqive të mëdha. Këtu Schmitt sheh paralele me Kosovën e sotme ku po ashtu kemi një prani të madhe ndërkombëtare si Eulexi për shembull dhe po ashtu interesa rivalizuese. Edhe sot kjo nënkupton që forcat lokale kanë në dispozicion opsione të ndryshme, ashtu që të shfrytëzojnë shumësinë e akterëve ndërkombëtarë për qëllimet e tyre.
(Përkthim me pak shkurtime i albinfo.ch).
Origjinali: http://derstandard.at/2000023383047/Wie-Oesterreicher-eine-albanische-Nation-schaffen-wollten
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët