Lajme
Si do të rimëkëmbet turizmi në Kosovë gjatë këtij viti?
Shoqata e Turizmit në Kosovë ka bërë planin e rimëkëmbjes së këtij sektori pas pandemisë COVID-19. Ky sektor ka pasur humbje të mëdha financiare përgjatë dy muajve të fundit. Kryetari i shoqatës, Baki Hoti, në një lidhje direkte për Gazetën Express ka dhënë detaje për kërkesat e këtij sektori nga Qeveria e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Një vit shumë i vështirë për sektorin e turizmit, por ndoshta në pjesën e fundit e vitit do të ketë turistë që do ta vizitojnë Kosovën. Kosova ka 12 muaj turizëm, gjatë gjithë vitit. Sektori i turizmit është më i prekuri nga pandemia COVID-19, dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Sektore të ndryshme të hotelerisë janë ende të mbyllura”, ka thënë Hoti.
Hoti tha se Shoqata e Turizmit në Kosovë ka hartuar një plan, i cili u është dërguar institucioneve përkatëse.
“Kemi krijuar një plan konkret për rimëkëmbjen e sektorit, këtë plan e kemi dërguar te Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, te ajo e Financave dhe te Qeveria e Kosovës. Si pjesë e planit emergjent kemi paraparë që urgjentisht të bëhet zbritja nga 18 për qind në 8 për qind për hotelerinë, kemi kërkuar të marrim subvencione. Kemi kërkuar që për vitin 2020/21 të gjitha aktivitetet e institucioneve të Kosovës të mbahen brenda vendit, të mos dalin jashtë, në mënyrë që mjetet financiare të mbesin në Kosovë”, tha Hoti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











