Shqipëria
Si do të ndikojë sporti në rritjen ekonomike të Shqipërisë?
“Sporti prodhon para”, është tashmë një tezë e konfirmuar. Rasti më i freskët ishte ai i Katarit që organizoi Kampionatin Botëror 2022 që përveç se arkëtoi miliarda dollarë gjatë ndeshjeve, po njeh bumin më të madh turistik të shënuar ndonjëherë. E njëjta ndodhi edhe me Greqinë fqinje në vit 2004, mikpritëse të Lojërave Olimpike.
“Evenimente të tilla janë shfrytëzuar prej kohësh nga vende veçanërisht me potencial turistik për të afruar sa më shumë pushues, duke i dhënë një hov jetës ekonomike”, tha Leons Hasani, ekspert për ekonominë.
Ekspertë të ekonomisë mendojnë se edhe Shqipëria mund të përfitojë nëse i beson filozofisë “sporti në funksion të ekonomisë”.
“Për të mbështetur këtë tezë do ju rikujtoja vetëm finalet e Conference League të zhvilluar vitin e shkuar në Air Albania. Ekonomia u gjallërua në nivele shumë të larta direkt”, deklaroi Edison Zaçaj, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
“Është një fushë për t’u eksploruar. Por duhet një plan i qartë. Shembujt e vendeve të tjera tregojnë se investimet kanë dashur kohë që të kthehen në përfitime”, shton Musta.
Ndonëse në nivele më të ulëta, gjallëri për zinxhirin e bizneseve, veçanërisht në Tiranë solli edhe ndeshja Shqipëri-Çeki.
“Nuk mund të them me saktësi se sa, por e sigurt që po ka më shumë shitje se në ditët e shkuara. Ka më shumë prurje dhe kërkesë si nga vendasit, por edhe tifozët. Pas largimit të turistëve masivë, kjo ditë po mbush boshllëkun e krijuar”, shprehet Alba Bunjaku.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











