Koronavirusi: çast pas çasti
Si do ta festojnë amerikanët 4 Korrikun në mes të pandemisë
Plazhet janë të mbyllura, muzetë janë të mbyllura dhe guvernatori ka rekomanduar anulimin e fishekzjarrëve të zakonshme të 4 Korrikut në shumë pjesë të Kalifornisë.
SHBA, që sot shënon 244-vjetorin e lindjes, është në krye të listës së shteteve të botës për nga rastet me koronavirus prej 2,795,111 të tillë dhe me 129,437 vdekje deri më tani.
Me gjithë këto shifra, si duhet amerikanët ta festojnë 4 Korrikun e 2020-ës?
Shumë ngjarje festive janë organizuar që qytetarët të mund të shohin nga komoditeti i shtëpisë përmes aplikacioneve online.
Një kombinim faktorësh mund ta bëjnë këtë festë një “stuhi perfekte” të infeksioneve të koronavirusit, paralajmëroi një mjek – por vetëm për ata që nuk zgjedhin të festojnë në mënyrë të sigurt fundjavën e festave.
Hapja e qyteteve, njerëzit që nuk ndjekin udhëzimet parandaluese dhe njerëzit që udhëtojnë mund të shkaktojnë një goditje të shpejtë në shënimin e rasteve të reja me Covid-19, tha Dr. Joshua Barocas, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Bostonit.
Por, nuk ka pse të jetë kështu nëse qytetarët amerikanë dëshirojnë të kenë një fundjavë më të sigurt të Ditës së Pavarësisë, sipas Erin Bromage, kontribues i CNN dhe profesor i biologjisë në Universitetin e Masaçusets Dartmouth.
“Ne duhet të jemi vigjilentë me atë që po bëjmë, kështu që mbajeni distancën, lani duart shpesh, vendosni një maskë kur nuk mund të respektoni distancën”, tha Bromage.
“Mbajeni distancën tuaj në pishinë dhe në plazh dhe nëse nuk mundeni, atëherë drejtohuni dhe shkoni në shtëpi”.
Kur bëhet fjalë për shfaqjet e fishekzjarrëve, Bromage tha se distanca është gjithashtu e rëndësishme.
“Nëse jemi të bllokuar në oborrin e shtëpisë së vogël, duke parë të gjitha këta fishekzjarrë, sepse kjo është dritarja e vetme që kemi, atëherë kjo nuk është ideja më e mirë e mundshme, por nëse në të vërtetë mund të krijoni distancë me familjen tuaj dhe familjet e tjera, atëherë mund ta bëni këtë me siguri”.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









