Lajme
Si arriti Sllovakia të testojë gjithë popullatën?
Teksa vendet në gjithë botën po përpiqen të rrisin testimet e tyre të koronavirusit, Sllovakia arriti të testojë në vetëm dy ditë më shumë se 3.6 milionë njerëz – apo dy të tretat e popullsisë së saj.
Vendi zgjodhi t`i hynte një nisme gjigante për të kryer teste te të gjithë personat mbi 10 vjec, pasi rastet e Covid 19 mbërritën pikën kulmore muajin e kaluar.
Programi i quajtur “Përgjegjësia e përbashkët”, është i pari i kësaj shkalle në kontinentin e vjetër. Pak më shumë se 1% e atyre që morën pjesë rezultuan pozitivë, që do të thotë rreth 38.600 persona në total. Projekti pilot u provua për herë të parë në 23 tetor në Orava dhe Bardejov, dy rajonet me numrin më të lartë të rasteve Covid-19 në vend. Në pjesën tjetër të vendit, testimi u zhvillua njëkohësisht brenda dy ditëve, të shtunën dhe të djelën e kaluar.
Por si ia doli qeveria sllovake ta vinte në jetë një incitivë të tillë? CNN thotë se programi sllovak përdori teste të shpejta antigjenesh, të cilat japin rezultate në disa minuta. Ndryshe nga testet molekulare (PCR), testet e antigjenit nuk duhet të përpunohen në një laborator, kështu që ato janë më të shpejta dhe më të lira. Por, nga ana tjetër, mund të jenë më pak të sigurta.
Ndërsa testet PCR kërkojnë materialin gjenetik të virusit, testi i antigjenit kërkon pjesë të proteinave të tij. Ushtria sllovake u përfshi me forcë në fushatën e testimeve, e cila kërkoi angazhimin e mbi 40 mijë personave, ndër të cilët 14.500 punonjës shëndetësorë dhe 6.300 ushtarë të vendosur në 5 mijë pika testimi anembanë vendit. Testimi ishte vullnetar, por ata zgjodhën ta anashkalojnë, u përballen me izolimin në shtëpi.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










