Shkurt.ch
Shumica, për shërbimin e detyruar ushtarak
57 për qind të të anketuarve janë për vazhdimin e shërbimit ushtarak ashtu si është sot, 35 për qind janë për heqjen e shërbimit të detyruar, dhe 8% të pavendosur
Më shumë se gjysma e zviceranëve qëndron bindshëm në anën e qeverisë kur bëhet fjalë për mbajtjen në fuqi të shërbimit të detyruar ushtarak. Këtë e ka treguar një sondazh i realizuar nga instituti për hulumtimin e opinionit gfs.bern, me porosinë e SRG SSR. Sondazhi ka dashur të tregojë se si do të votonte trupi votues zviceran sikur tash, të mbahej votimi për heqjen e shërbimit ushtarak, siç e propozon iniciativa e GSoA (Grupi për një Zvicër pa Ushtri).
Dhe, përgjigja ka qenë: 57 për qind të të anketuarve janë për vazhdimin e shërbimit ushtarak ashtu si është sot. Nga ana tjetër, 35 për qind janë shprehur në të mirë të iniciativës, pra për heqjen e shërbimit të detyruar, dhe 8% kanë qenë ende të pavendosur.
Analiza e bërë ka treguar e më së shumti kanë kundërshtuar iniciativën, gjegjësisht më së shumti kanë qenë për mbajtjen e shërbimit ushtarak, përkrahësit e SVP/UDC-së, gjegjësisht 78% e tyre ndërsa nga FDP/PLR kjo përqindje ka arritur në 71%. Zgjedhësit e CVP/PDC-së janë shprehur kundër iniciativës në fjalë në shkallën 66%.
Ndërsa qëndrimet ndryshojnë diametralisht te të majtët, ku dhe ka bazën iniciativa për heqjen e shërbimit ushtarak. Kështu zgjedhësit e SP/PS janë 57 për ind pro iniciativës ndërsa ata të Partisë së Gjelbër madje 76 %.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore










