Shkurt.ch

Shumica e zviceranëve, pro martesave të homoseksualëve

Sondazhi nxjerr në pah se femrat mbështesin pak më shumë se meshkujt martesat në mes të të njëjtës gjini

Shtatë nga dhjetë zviceranë mendojnë se është në rregull që homoseksualët të kenë të drejtë të martohen. Siç shkruajnë gazetat “Tages Anzeiger” dhe “Der Bund”, këtë rezultat e ka nxjerrë sondazhi i realizuar nga organizata e homoseksualëve “Pink Cross”.

Sondazhi nxjerr në pah se femrat mbështesin pak më shumë se meshkujt martesat në mes të të njëjtës gjini.

Nga ana tjetër, jo aq bindës ka qenë rezultati (pozitiv) lidhur me pyetjen se duhet t`u mundësohet homoseksualëve të bëjnë adoptimin e partnerit respektivisht partneres së vet. Megjithatë, 50 për qind janë shprehur në favor të kësaj mundësie dhe 39 për qind kundër.

Për këtë sondazh janë pyetur 1011 persona në periudhën prill-maj të vitit 2016. Sondazhin e ka realizuar Instituti për Hulumtimin e opinionit publik, GFS.