Shqipëria
Shumica e shqiptarëve duan të punojnë jashtë vendit
Shqipëria gjendet në listën e vendeve, ku 70-80 % e të pyeturve duan të punojnë jashtë
Shqiptarët vazhdojnë të kenë dëshirë të punojnë jashtë. Ky është përfundimi i një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës.
Sipas këtij studimit, nga 2014-2018 përqindja e shqiptarëve që duan të largohen ka rënë disi, megjithatë Shqipëria gjendet në listën e vendeve ku 70-80 % e të pyeturve duan të punojnë jashtë.
Vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë në nivel më të ulët të dëshirë për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë, shkruan ‘monitor’.
Studimi sugjeron se të kuptosh sjelljet e fuqisë punëtore globale është thelbësore për kompanitë dhe shtetet. Ata që e menaxhojnë atë, do të fitojnë fleksibilitet në adresimin e sfidave të tyre të ardhshme dhe do të kenë probabilitet më të lartë në mbështetjen e rritjes ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit, ka një rënie e dëshirës për të punuar jashtë vendit, ndonëse vendet që kanë pasur një tendencë të tillë vijojnë të mbeten në shifra të larta (si Shqipëria).
Sipas “Boston Consulting Group”, për këtë duket se ka ndikuar shtrëngimi i politikave të tregtisë dhe imigracionit në reputacionin e SHBA-së si një destinacion pune dhe se Brexit ka një tjetër ndikim në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Ndryshimet e sjella nga nacionalizmi i rritur me qeveritë populiste në krye të disa shteteve, gjithashtu janë ndikues kryesor. Faktorë të tjerë që gjithashtu kanë ndikuar në hartën globale të mobilitetit janë kriza e refugjatëve në Evropë, rritja e vazhdueshme e Azisë dhe ringjallja ekonomike e Evropës Lindore.
Rezultati është se vullneti i përgjithshëm për të emigruar ka rënë. Pesëdhjetë e shtatë për qind e të gjithë të anketuarve tani thonë se do të lëvizin në një vend tjetër për punë. Ndërkohë që është ende një numër i konsiderueshëm, është 7 pikë përqindjeje më i ulët se kur është hulumtuar në vitin 2014.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









