Lajme
Shumica e gjermanëve, pro mbajtjes së maskës në transportin publik
Qeveria gjermane po diskuton një projektligj për rivendosjen e kësaj mase në përpjekje për të përballuar pandeminë e koronavirusit gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Sipas rezultateve të një anketimi, shumica e qytetarëve në Gjermani vazhdojnë të mbështesin mbajtjen e detyrueshme të maskës në mjetet e transportit publik.
Ndërkohë Qeveria gjermane po diskuton një projektligj për rivendosjen e kësaj mase në përpjekje për të përballuar pandeminë e koronavirusit gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Sipas sondazhit të porositur nga agjencia gjermane e lajmeve DPA dhe i realizuar nga instituti “YouGov”, rreth 63% e të anketuarve mbështesin rregullin e maskës së detyrueshme në mjetet e transportit publik, përcjell Albinfo.ch.
Afër 58% e të pyeturve mbështesin mbajtjen e detyrueshme të maskës në udhëtimet në distanca të largëta me tren apo avion, ndërsa 24% e tyre janë kundër këtij rregulli.
Ndërkohë, një përqindje më e ulët njerëzish, rreth 46% e tyre, mbështesin idenë e mbajtjes së detyrueshme të maskës në hapësirat publike apo në dyqane.
Po ashtu, vetëm 29% e të anketuarve thanë se mbajtja e maskës duhet të jetë e detyrueshme në shkolla.
Mbështetja për këtë masë anti-Covid ndryshon ndjeshëm edhe në bazë të pikëpamjeve politike të të anketuarve, bëhet e ditur sipas rezultateve të sondazhit. Kështu, përkrahësit e Partisë së Gjelbër mbështesin mbajtjen e maskës, kurse kjo ide gëzon shumë më pak mbështetje në mesin e votuesve të partisë së djathë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Rreth 51% e të anketuarve në mesin e këtij grupi votuesish u shprehën në përgjithësi kundër mbajtjes së detyrueshme të një maske.
Javën e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, prezantuan një sërë masash të reja anti-Covid që pritet të hyjnë në fuqi në vjeshtë.
Mes të tjerash, projektligji i tyre përcakton që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme gjatë udhëtimeve me trena në distanca të largëta, gjatë udhëtimeve me avion, si edhe në spitale dhe qendra shëndetësore.
Qeverive lokale të landeve gjermane do t’u duhet të vendosin vetë nëse do të kërkojnë mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit Përpjekjet tona për të hapur sa më shumë pika shkollore, në mënyrë që fëmijët shqiptarë në...
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
-
I riu nga Kosova zgjedhet lojtari më i mirë i klubit italian Udineze
-
22-vjeçarja nga Kosova në listën e ngushtë për çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri