Bota
Shumica e gjermanëve për daljen e Greqisë nga eurozona
51 për qind e gjermanëve janë deklaruar për herë të parë për daljen e Greqisë nga eurozona, ndërsa Athina dhe kreditorët e saj nuk arrijnë të bien dakord, është përfundimi i barometrit politik „Politbarometer“, i publikuar të premten nga televizionit publik gjerman ZDF.
Por analistët thonë se kjo nuk ka treguar mosbesim ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila kundërshton daljen e Greqisë nga Bashkimi Monetar Evropian, duke qenë se popullariteti i partisë konservatore po rritet.
Rreth 70 për qind e të anketuarve kundërshtuan koncesionet e reja të Bashkimit Evropian për Greqinë, thuhet në këtë hulumtim të opinionit publik, i cili është konsideruar si një nga më seriozet në Gjermani.
Studimi „Politbarometer“ është realizuar me telefon në mes datës 9 dhe 11 qershor.
Tani vetëm 41 për qind e të anketuarve dëshirojnë që Greqia të qëndrojë në eurozonë. Ndërsa pas fillimit të vitit ka pasur vetëm 55 për qind, para qeverisë së radikale të kryeministrit, Alexis Cipres për fillimin e negociatave të vështira me kreditorët, kryesisht të BE-së.
Negociatat në lidhje me reformat strukturore që Athina duhet të zbatojë në këmbim për këstin e fundit prej 7.2 miliardë euro nga asistenca aktuale financiare ndërkombëtare që arrin në 240 miliardë euro.
Ky këst është mbyllur në gusht 2014 dhe pa të Greqisë në të ardhmen e afërt mund të gjendet në një situatë që nuk mund të shlyej borxhet e veta, pas të cilës pason edhe falimentimi dhe dalja e mundshme e vendit nga eurozona.
Mediat gjermane janë veçanërisht kritike për udhëheqësit grekë, të cilët janë akuzuar për sabotimin e negociatave me partnerët evropianë, ata nuk dëshirojnë të zbatojnë reformat, kryesisht në sistemin e pensioneve dhe të tregut të punës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










