Maqedonia
Shumë shpejt lejet e vozitjes së Maqedonisë do të pranohen në Gjermani
Do të pranohen lejet e vozitjes të të gjithë personave madhorë, që kanë leje të vozitjes të vlefshme
Qytetarët e Maqedonisë të cilët janë në punë të përkohshme në Gjermani dhe ata që planifikojnë të vazhdojnë të jetojnë në Gjermani janë në pritje që përfundimisht të hyjë në fuqi masa, që bisedonin dy qeveritë për pranim të lejeve të vozitjes.
Nga MPB-ja e Maqedonisë për “AIM” thonë se marrëveshja duhet të nënshkruhet së shpejti, por nuk precizojnë se kur saktë do të mund të ndodhte.
Qeveria e Maqedonisë më 26 qershor e miratoi deklaratën me të cilën hapet rruga për pranim mes lejeve të vozitjes së Maqedonisë dhe Gjermanisë.
“Opinioni do të jetë njoftuar siç duhet për terminin final për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për pranimin e lejeve të vozitjes, ku dy palët do të merren vesh për terminin”, thonë nga MPB-ja për AIM, përcjell albinfo.ch.
Me hyrjen në fuqi të deklaratave, qytetarët e Maqedonisë, të cilët kanë leje të vozitjes nga Maqedonia deri do të qëndrojnë në Gjermani nuk do të kenë nevojë për leje ndërkombëtare, ndërsa qytetarët e Maqedonisë që e kanë rregulluar vendqëndrimin e tyre në territor të Gjermanisë së shpejti me kërkesë të tyre do të bëjnë ndërrimin e lejeve të vozitjes.
Do të pranohen lejet e vozitjes të të gjithë personave madhorë, që kanë leje të vozitjes të vlefshme.
Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani për momentin me leje të vozitjes nga Maqedonia mund të vozisin vetëm gjashtë muajt e para nga arritja në Gjermani. Më pastaj duhet të marrin lejen e Gjermanisë që kushton rreth 1.500 eurove.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











