Lajme
Shumë kosovarë punojnë në “të zezë”
Kryesindikalisti Arifi tha se mosparaqitja e punëtorëve nga punëdhënësit, bëhet për t`i ikur pagesave të tatimeve dhe kontributeve pensionale
Në Kosovë është një numër shumë i madh i punëtorëve të cilët punojnë në sektorin privat, por nuk janë të regjistruar si të punësuar. Mosregjistrimi i punëtorëve nga kompanitë private bëhet për t’iu shmangur obligimeve, siç janë pagesat tatimore dhe kontributet pensionale.
Kështu deklaroi kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, sipas të cilit, mosregjistrimi i të punësuarve është mjaft shqetësues.
“Mosparaqitja e këtyre punëtorëve nga punëdhënësit bëhet për shkak të mos pagesave tatimore dhe kontributeve pensionale. I punësojnë sot, pastaj i largojnë nga puna menjëherë sipas dëshirave të punëdhënësve. Unë mendoj së ky numër i punëtorëve, të cilët nuk janë të regjistruar, është i lartë”, shprehet Arifi për radion Evropa e Lirë.
Kryesindikalisti kosovar kërkon nga Inspektorati i Punës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, që t’i shtojë vizitat në terren dhe të shikojnë gjendjen e të punësuarve.
Papunësia në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 44.9 për qind. Sipas të dhënave zyrtare, në sektorin publik janë të punësuar rreth 78 mijë punëtorë, ndërsa në sektorin privat numri i të punësuarve arrin shifrën 123.233.
Nëse merret parasysh ky fakt i mosregjistrimit të punëtorëve nga kompanitë private, atëherë papunësia në Kosovë, siç raporton REL, mund të jetë në shkallë më të ulët sesa paraqitet në shifrat zyrtare.
“Unë mendoj se do të jetë numër më i vogël i të papunësuarve, pasi që kemi një numër të madh të të punësuarve, të cilët punojnë dhe nuk janë të regjistruar. Pra, numri zyrtar i të papunëve në Kosovë mund të mos jetë real”, tha Arifi.
Edhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë vlerësojnë se numri i të punësuarve në sektorin privat, të cilët nuk regjistrohen si të punësuar, mund të jetë i lartë.
Arian Zeka është drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ai tha se duhet të fuqizohen institucionet që të kemi një deklarim më real të punësuarve në shumë kompani. Edhe Zeka mendon se ky nivel i papunësisë, i cili deklarohet nga institucionet, nuk është i saktë.
“Gjithsesi papunësia është më e ulët sesa që paraqitet, pasi që një numër i madh i të punësuarve janë brenda ekonomisë joformale, pra nuk janë të deklaruar nga kompanitë ku ata punojnë, për shkak të shmangies së pagesës së detyrime tatimore dhe kontributeve pensionale”, sqaron Zeka.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










