Lajme
Shumë biznese gjermane që operuan në Shqipëri, u mbyllën gjatë pandemisë
Bizneset gjermane, të cilat operojnë në Shqipëri gjatë vitit të shkuar, patën rënie të theksuar të shitjeve dhe kjo problematikë çoi në mbylljen e tyre.
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, thotë se këto biznese nuk janë ankuar sa i takon klimës së biznesit, por ankesat e tyre shton ai kanë ardhur nga problematikat që ka shkatuar pandemia e Covid-19, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk është se po ankohen për klimën e biznesit, por po ankohen për vështirësitë me të cilat po përballet biznesi. Nuk është fakt i panjohur, nuk është Shqipëria i vetmi vend që po përballet me vështirësi të tilla, sot shumë vende më të konsoliduara po kalojmë periudhë shumë të vështirë dhe viti 2020 ishte vit i vështirë për të gjitha vendet e botës”, tha ai
Pavarësisht problemeve me të cilat përballet sipërmarrja dhe biznesi, z. Shalsi shprehet se ka pasur një lirshmëri dhe menaxhim të mirë të pjesës së të bërit biznes.
“Qeveria dhe unë personalisht kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me sipërmarrjen, kemi qenë nëpër zyra dhe në terren dhe kemi parë të gjitha vështirësitë më të cilat është hasur sipërmarrja. Gjatë periudhës së fundit është menaxhuar mirë pjesa e lirshmërisë e të bërit biznes në Shqipëri”, tha z. Shalsi.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













