Lajme
Shuhet profesor Isa Bajçinca
I lindur në vitin 1940 në Bardh të Madh të Fushë Kosovës, Bajçnica ishte profesori më i dalluar i gjuhë dhe ish pjesëmarrës në Kongresin e drejtshkrimit në Tiranë
Në moshën 75 vjeçar, sot në Prishtinë ka vdekur profesori i njohur i Fakultetit të Filologjisë, departament i Gjuhës Shqipe Isa Bajçinca. I lindur në vitin 1940 në Bardh të Madh të Fushë Kosovës, Bajçnica ishte profesori më i dalluar i gjuhë dhe ish pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972.
Lajmin për vdekjen e profesori t e dha familja e të ndjeri Bajçinca. “Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot, me datë 29 dhjetor 2015, ndërroi jetë Prof. Isa Bajçinca “, thuhet në njoftimin familjes Bajçinca.
Për të kujtuar veprimtarinë në fushën e albanologjisë, nesër më 30 dhjetor në orën 12:00, në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës do të mbahet mbledhje komemorative. Ndërkaq varrimi i profesor Bajçincës bëhet po nesër në orën 15:30, në vendlindjen e tij, në Bardh të Madh.
Isa Bajçinca është njohur nga studentët dhe kolegët si profesor shumë rigoroz. Ai ka ligjëruar lëndën Kultura e Gjuhës si dhe Sintaksën e Gjuhës Shqipe. Ka qenë autorë e bashkautorë i shumë librave shkollorë. Ai ishte gardiani më i fuqishëm i gjuhës së unisuar shqipe.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














