Kosova
Shuhet familja Zuka, motivi mbetet i pazbardhur
Mbrëmja e djeshme jo vetëm për familjen Zuka, por edhe për fshatin Pozhoran e komunën e Vitisë ishte e vështirë.
Fatkeqësisht atje ndodhi një vrasje e katërfishtë e familjes Zuka, rreth orës 18.00, e cila kishte ardhur për pushime nga diaspora dhe dyshohet se kryefamiljari vrau së pari gruan dhe dy djemtë e tij dhe me pas veten.
Pas marrjes se këtij lajmi të rëndë nga familjarët, organet e ndjekjes dhe hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rreth kësaj vrasjeje të rëndë, ku u shua një familje.
Pas kryerjes së hetimeve nga ana e prokurorisë e policisë për rrethë pesë orë, janë tërhequr trupat e pajetë, të cilët janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.
Me hetimin e rastit po merret kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, por i cili nuk ka dashur të flasë rreth ecurisë së hetimeve dhe zbardhjen e ngjarjes se si erdhi te vrasja.
Nga ana tjetër, Remzi Azemi, shef i sektorit të hetimeve rajonale në Gjilan, tha për “Syri. net” se akoma nuk kanë arritur ta zbardhin arsyen e rastit të vrasjes së katërfishtë.
Sipas tij, dyshohet se vrasja është kryer nga kryefamiljari, i cili dyshohet se së pari ka vrarë gruan, pastaj dy fëmijët dhe në fund në oborrin e shtëpisë së tij i ka dhënë fund edhe vetes.
Këto janë informacionet e para, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Ne jemi ende në fazën fillestare të hetimeve dhe ende nuk kemi arritur të zbardhim motivet e kësaj ngjarjeje, mirëpo hetuesit po vazhdojne me gjetjen e dëshmitarëve / familjarëve që kanë njohuri rreth ngjarjes, nuk kemi njohuri se ndonjë dëshmitar ka qenë gjatë këtij vrasjeve në shtëpi”, tha Azemi.
Ai tregoi se kjo familje nuk ka pasur ndonjë rast penal në polici, derisa akoma nuk kanë arritur të kuptojnë se a kanë pasur ndonjë vepër penale në vendin ku jetonin e vepronin.
Derisa jozyrtarisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një grindjeje familjare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











