Lajme
Shuhen trefish më shumë biznese në Prizren
Viti 2013 për bizneset në Prizren ka qenë vit i pafat. Sipas statistikave, sivjet janë mbyllur trefish më shumë biznese

Qendra Komunale për Regjistrimin e Bizneseve në Prizren raporton për rritjen trefish të numrit të bizneseve që janë mbyllur gjatë vitit 2013. Sipas statistikave, sivjet në Prizren janë mbyllur 184 biznese, ndërsa në vitin 2012 ishin mbyllur 62 prej sosh.
“Përderisa me vitin e kaluar zyrtarisht janë regjistruar 752 veprimtari të reja, këtë viti numri i tyre është pakësuar për 77 sosh, ndërsa janë regjistruar 675 biznese, pak prej tyre prodhuese”, thuhet në raportin e Qendrës Komunale për Regjistrimin e Bizneseve në Prizren (QKRBP).
Menaxherja e QKRBP-së Hakide Rogova, tha se gjatë këtij vitit janë pranuar rreth 1.310 lëndë, prej tyre 675 për regjistrim të ri të biznesit, 184 për shuarje të veprimtarisë, përderisa 67 afaristë kanë zëvendësuar certifikatën e biznesit të lëshuar nga UNMIK-u me atë të Republikës së Kosovës.
“Shumica e bizneseve të reja janë të sferës tregtare, kryesisht markete osedyqane tjera, disa sosh janë të sektorit të ndërtimtarisë, por më pak janë prodhuese”, tha ajo, citon Zëri.
Referuar shënimeve të paraqitura nga vetë pronarët, del se gjatë këtij viti në bizneset e reja të hapura janë punësuar 903 persona.
Sipas Rogovës, bizneset e hapura kryesisht punësojnë nga një ose dy punëtorë, në të shumtën familjar të pronarëve. Shifrat flasin se në 384 raste ka pasur ndërrim, zgjerim apo edhe hapje e mbyllje të njësive në kuadër të veprimtarive afariste.
Ndër arsyet të cilët pronarët i kanë përmendur në formularin përkatës të QKB-së në Prizren është mungesa e qarkullimit afarist.
Marcel Lekaj dhe Shefki Kaqka kanë deklaruar se hapat e këtillë të mbylljes së dyqaneve janë detyruar t’i ndërmarrin vullnetarisht pasi s’ka punë. Zyrtarët lokal thanë se shuarja e veprimtarive nuk është përcjellë me ndonjë detyrim për likuidim eventual, nga ndonjë institucion.
Kryetari i Shoqatës së Zejtarëve në Prizren, Afrim Tejeci, pranon se sivjet ka pasur më shumë ankesa për rënie të forcës blerëse, ndërsa si pasojë disa nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Shadan Shilik, pronar i një dyqani për prodhim të brisqeve, që ndodhet në qendër të qytetit, duke e përshkruar qarkullimin këtë vit, tha se kohët e fundit mezi arrin të mbijetojë. “Pothuajse varemi nga të huajt, që shërbejnë me mision në Kosovë, sidomos ushtarakët e KFOR-it apo edhe ndonjë turistë”, tregon ai.
Kryetar i Klubit të Afaristëve të Prizrenit, Liman Asllani vlerëson se sektori shoqëror tashmë i privatizuar nuk punëson më shume se 600 persona, ndërsa sa i përket të punësuarve në sektorin privat, numri i tyre arrin rreth 25 mijë.
Procedurat për regjistrimin e biznesit këtu janë shumë të shpejta, ndërsa një biznes individual mund të regjistrohet brenda ditës, ndërkaq këtu jepen edhe Lejet e Punës.
Sipas shënimeve aktuale, në komunën e Prizrenit vlerësohet se veprimtari afariste, përfshirë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zhvillojnë rreth 5.000 biznese. Po ashtu, situatë e njëjtë sikurse në këtë komunë është paraqitur edhe në komuna tjera të Kosovës ku shumë biznese me nam kanë shuar aktivitete e tyre
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh