Kosova
Shtypi zviceran: Ja përse “Drita” e Gjilanit u lejua të hyjë pa karantinë
"KF Drita kundër Inter Escaldes, kampioni kosovar kundër kampionit të Andorrës - një duel i cili në media, në rastin më të mirë do të raportohej vetëm në shtyllën e lajmeve, si rezultat. Kështu do të ishte sikur kohët të ishin normale...

Faza parakualifikuese për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Nyon nga e shtuna deri të martën. Aty merr pjesë edhe një ekip nga një zonë rreziku”. Kështu shkruan gazeta zvicerane Tages Anzeiger tek bën fjalë për pjesëmarrjen e kampiones së re kosovare, KF “Drita” në këtë aktivitet sportiv
“KF Drita kundër Inter Escaldes, kampioni kosovar kundër kampionit të Andorrës – një duel i cili në media, në rastin më të mirë do të raportohej vetëm në shtyllën e lajmeve, si rezultat. Kështu do të ishte sikur kohët të ishin normale, sikur të mos harlisej koronavirusi dhe, sikur Kosova të mos ishte në listën e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) për shtetet dhe zonat që janë subjekt i karantinës që nga fillimi i korrikut, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane.
Drita kundër Escaldes, është një duel mes dy skuadrave në fazën parakualifikuese të sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje do të luhet para dy raundeve të para konkrete të kualifikimeve dhe zhvillohet në Nyon në kantonin e Vaudit nga 8 deri në 11 gusht si një turne pa ndeshje kthimi, për shkak të shtyrjeve për arsye të njohura, në futbollin evropian.
Testi negativ nuk liron nga detyrimi për karantinë
Të premten, kampionja e Superligës Kosovare filloi udhëtimin në Zvicër. Pa qenë e nevojshme të futej në karantinë, përcjell albinfo.ch. Sipas BAG, kjo në të vërtetë do të ishte e detyrueshme për njerëzit që vijnë nga Kosova. Që nga 6 korriku, republika e re e Ballkanit ka hyrë në listën e shteteve ose zonave me rrezik të rritur të infeksionit. Në këto rrethana, skuadra dhe stafi duhet të kishin hyrë në Zvicër më 28 korrik. Por, vetëm dy ditë më parë, skuadra e Ardijan Nuhiji-t ka luajtur ndeshjen e fundit kampionale të sezonit të kaluar.
Të enjten, klubi ka njoftuar në mediat sociale se të gjithë anëtarët e klubit kishin frezultuar negativë në testin për korona. Por BAG thotë: “Rezultat negativ i testit as nuk liron nga detyrimi i karantinës dhe as nuk shkurton kohëzgjatjen e karantinës. Sepse rezultati negativ i testit nuk përjashton një infeksion të ri me koronavirus”, transmeton albinfo.ch E pra, si arriti FC Drita të anashkalojë detyrimin për karantinë?
Leje speciale kantonale
Uefa i përgjigjet kështu kësaj pyetjeje: “Përfaqësuesit nga Kosova kanë marrë përjashtimisht një leje nga kantoni i Vaudit – ” falë testeve të rrepta dhe Protokollit Mjekësor të Uefa-s”. Dokumenti prej 34 faqesh shpjegon në detaje kriteret e rrepta për teste, higjienë dhe distancim social, si dhe detyrimin për të qëndruar në hotel gjatë gjithë kohës përveç gjatë lojërave dhe trajnimeve.
Sipas qeverisë federale, përjashtimi është i ligjshëm, përcjell albinfo.ch. Në rregulloren për masat e luftimit të koronavirusit në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, neni 4 shprehet se “autoriteti kompetent kantonal mund të aprovojë përjashtime nga detyrimi i karantinës ose të japë lehtësime në raste të justifikuara”.
Kantoni i Vaudit ka konfirmuar për revistën e futbollit “Dymbëdhjetë” se mjeku përgjegjës i kantonit kishte vërtetuar masat e marra nga UEFA. KF Drita mund ta luajë ndeshjen dhe nuk ka nevojë të mbahet në karantinë.
(Foto: nga faqja në fb e KF Drita)
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë