Kosova
Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka shtyrë për dy muaj nisjen e regjistrimit të popullsisë, e sipas kryeministrit Albin Kurti, faji është tek Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që nisja e këtij procesi të bëhet më 1 nëntor.
“Me mbështetjen e UNOPS-it do të ndërmerrnim hapat e parë për sigurim të prokurimit të pajisjeve të domosdoshme për procesin. Por duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, ne s’mund të trajtonim një bashkëpunim të tillë ndryshe veçse si marrëveshje ndërkombëtare, për dallim nga Qeveritë e kaluara që më 2011 për qëllim të regjistrimit të popullsisë, bashkëpunimin me një organizatë ndërkombëtare, të cilës ia transferuan miliona euro për qëllim prokurimi, e bënë me një memorandum të thjeshtë bashkëpunimi. Mënyra e tillë e bashkëpunimit e cenon shtetësinë e Kosovës. Një gjë e tillë me qeverinë tonë nuk bëhet”, ka thënë Kurti, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kurtit, ky autoritet ka kryer me sukses obligimin, ndërsa ka fajësuar për “rezistencë” brenda Komisionit Qendror të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, shkruan koha.net.
“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës të prodhuar edhe brenda Komisionit qendror të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023. Pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesë të shkaktuara t’i planifikonte detajet”, ka thënë Kurti në arsyetimin para marrjes së vendimit, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













