Uncategorized
Shtyhet gjykimi i Çëndrim Ramadanit, dyshohet për zvarritje të qëllimshme
Procesi kunder Çëndrim Ramadani dhe dy bashkëpjesëmarrësve po shtyhet për të satën herë. Kësaj here ai është caktuar për 17 mars
Të mërkurën është dashur të zhvillohej seaca përmbyllëse e procesit gjyqësor në Nigde të Turqisë kundër shqiptarit nga Zvicra Çëndrim R., të akuzar për terrorizëm. Por seanca është shtyrë. Kjo nuk është hera e parë që shtyhet procesi ndaj 24 vjeçarit, i cili në mars të vitit 2014 ishte kapur pasi që si pjesëtar i ISIS-it kishte marrë pjesë në pritën në të cilën kishin vdekur tre policë turq.
Ky proces është i pari në Turqi që po zhvillohet kundër sulmeve terroriste të ISIS-it në territorin turk, shkruan blick.ch duke iu referuar medieve turke. Fakti se në rastin që po gjykohet kanë vdekur persona zyrtarë (policë) e bën rastin më të ndjeshëm. Ndërkaq, procesi kunder Çëndrim Ramadani. dhe dy bashkëpjesëmarrësve po shtyhet për të satën herë. Kësaj here ai është caktuar për 17 mars.
Prokuroria kishte kërkuar për të tretë dënim me burg të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë.
Zvarritja e këtij procesi është, sipas autoriteteve, si rezultat i mosarritjes së ekspertizave. Ndërsa tre të akuzuarit, ashtu sikurse dhe herëve tjera, nuk janë paraqitur personalisht para trupit gjykues por është transmetuar vetëm pamja e tyre, përmes videove, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, siç raportojnë mediet turke, ata,përveç që nuk i përgjigjen asnjë pyetjeje, as nuk reagojnë fare dhe fitohet përshtypja se as nuk janë në gjendje që t`i dëgjojnë fare pyetjet.
Kjo ushqen dyshimet, sipas medieve turke si “Zaman”, “Al Monitor” etj. se bëhet fjalë për një fshehje të qëllimtë të fakteve. Sepse, ngrejnë dyshimet ato, zbardhja e plotë e të vërtetës rreth këtij sulmi do të zbulonte arsyet përse deri tash sulmet e ISIS-it në Turqi janë zhvilluar pa u penguar. Po ashtu hidhen dyshime se tre të akuzuarit mund te mos jenë fare në burgun e sigurisë së lartë në Ankara dhe mund të jenë madje të këmbyer me ISIS-in për ushtarë turq të zënë robër etj.
Çëndrim Ramadani ka jetuar në Brugg të Kantonit Aargau deri në kohën kur u është bashkuar radhëve të ISIS-it. Familja e tij vazhdon të jetojë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











