Shkurt.ch
Shtrenjtohen sigurimet shëndetësore për 1.5 për qind
Kjo rritje konsiderohet më e ulta që nga aplikimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore në vitin 1996
Premitë e sigurimeve shëndetësore për të rriturit do të shtrenjtohen vitin e ardhshëm për 1.5 për qind. Bëhet fjalë për të siguruarit prej 19 deri në 25-vjeç, që duhet të paguajnë më shumë për sigurimet e tyre shëndetësore në vitin 2013.
Por, nga ana tjetër, kjo rritje konsiderohet më e ulta që nga aplikimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore në vitin 1996. Ndërsa, për fëmijët premitë shënojnë rënie me një mesatare prej 1.4 për qind.Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) thotë se premitë për të rriturit ndërmjet 19-25 vjeç megjithatë do të pësojnë rritje deri në 2.9 për qind.
Kjo është kështu sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), duke justifikuar rritjen me përqindjen e mjeteve që duhet të alokohen në fondin e premive të rrezikut.
Mirëpo, kompanitë e ndryshme të sigurimeve shëndetësore kanë ulur premitë për të rinjtë.
Në kantonet e Bernës dhe Neuchâtel-it, premitë mesatare të sigurimit bazë shëndetësor për të rriturit me një franshizë prej 300 frangash zvicerane, duke përfshirë mbulimin e aksidenteve kanë shënuar rritje prej 0.6, përkatësisht 0.5 për qind. Në 17 kantone të tjera bëhet fjalë për një rritje shtesë mes një dhe dy për qind.Në kantonin Appenzell bëhet e ditur për shtrenjtimin më të madh të premive në Zvicër me 4.4 për qind. Kantoni Jura i ka shtrenjtuar premitë me një mesatare 3.2 për qind, ndërsa Nidwaldeni për 2.7 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













