Kosova
Shtrenjtohen çmimet e perimeve, 5 euro kilogrami i spinaqit
Çmimet e perimeve edhe në treg kanë pasur një ngritje.
Një kilogram spinaq në Tregun e Gjelbër në Prishtinë kushton 5 euro, shkruan RTK.
Shitësit thonë se ankesat e qytetarëve janë me vend, porse shtojnë se në treg çmimet variojnë sipas cilësisë dhe produktit.
“Me i krahasua me vitin e kaluar, çmimet janë të papërballueshme. Një kilogram kumbulla kushton një euro e gjysmë, spinaqi e këto tjerat mos të flasim”, thotë një konsumator, përcjell albinfo.ch.
Disa nga konsumatorët thonë se çmimet i kërkojnë sipas të ardhurave. Edhe shitësit thonë se me të drejtë ankohen konsumatorët.
Por, disa prej tyre fajin ua lënë reshjeve atmosferike.
Çmimet e perimeve variojnë, sipas tregtarëve, trangujt një kilogram një euro e 30 centë, domatet një euro, spinaqi një kilogram pesë euro, qepët një kilogram një euro, patatja një kilogram 80 centë, karota një kilogram një euro e 50 centë, bizelet një kilogram tri euro, shkruan RTK.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













