Shtohet numri i plaçkitjeve të shtëpive në Zvicër
Në qytetet si Cyrihu ose Gjeneva, gjendja paraqitet dukshëm mbi mesataren. Atje, gjatë vitit 2009 është plaçkitur çdo e 27-a shtëpi
Një studim mbi numrin e vjedhjeve në pasuritë private, i cili ka përfshirë Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë ka ardhur në përfundime interesante që flasin rreth shkallës së sigurisë të qyteteve të caktuara.
Çdo e 157-a shtëpi në qytetet me më shumë se 100 mijë banorë të shteteve të përmendura është plaçkitur njëherë gjatë vitit 2009. Ndërkaq në qytetet si Cyrihu ose Gjeneva, kjo gjendje paraqitet dukshëm mbi mesataren. Në qytetet në fjalë është plaçkitur çdo e 27-a shtëpi.
Gjithsej, në 93 qytetet më të mëdha të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë gjatë vitit 2009 sipas këtij studimi, janë shënuar 89.605 plaçkitje nëpër shtëpitë ose banesat private.
Kjo paraqet një rritje prej 7.4% në krahasim me një vit më parë, shkruan 20minuten.ch
Sipas studimit, ky shtim i sulmeve mbi pasurinë private lidhet me rritjen e numrit të bandave klriminele të ardhura nga vendet e Evropës Lindore.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










