Shkurt.ch

Shtohen rastet e fruthit: ishte llogaritur i çrrënjosur!

Vetëm nga fillimi i vitit janë regjistruar 21 raste. Ndërkaq gjithsej 30 veta janë infektuar nga kjo sëmundje gjatë gjithë vitit 2015

Vetëm nga nëntori i vitit të kaluar e deri tash në Zvicër janë infektuar rreth 30 veta nga fruthi (shytat). Vetëm nga fillimi i vitit janë regjistruar 21 raste. Ndërkaq gjithsej 30 veta janë infektuar nga kjo sëmundje gjatë gjithë vitit 2015. Në vitin e përmendur, sipas parashikimeve të kompetentëve, kjo sëmundje infektive duhej të çrrënjosej.

Sipas Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG)  fruthi ka prekur të vegjlit dhe të rriturit njësoj në të gjitha regjionet e vendit.

Duke pasur parasysh një zhvillim të tillë, BAG i ka bërë apel popullatës që të kontrollojnë statusin e vaksinimit, dhe sipas nevojës të bëjnë kompensimin, transmeton albinfo.ch. Mbrojtja e sigurt llogaritet se realizohet vetëm pas marrjes së dy dozave të vaksinës.

Fruthi konsiderohet si një  nga sëmundjet infektive më ngjitëse. Një sëmurje e fruthit në rast se është pa ndërlikime, zgjat pesë deri në dhjetë ditë. Por, në rast se paraqiten komplikime, fruthi mund të zgjasë për disa javë ose muaj