Shkurt.ch
Shtohen aksidentet në “zebra”, parlamenti nuk reagon
Dhoma Nacionale e Parlamentit nuk e ka ndërmend të reagojë përmes një pasusi për të evituar mangësitë e sigurisë
Aksidentet e shpeshtuara kohëve të fundit në vendkalimet për këmbësorë (zebra) kanë ngjallur debat dhe kanë alarmuar opinionion zviceran. Ato kanë provokuar edhe debatin rreth pakos së sigurisë në komunikacion, të quajtur “Via Sicura”.
Por, siç shkruajnë mediet zvicerane, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës nuk e ka ndërmend të reagojë përmes një pasusi të veçantë për të evituar mangësitë e sigurisë në vendkalimet e këmbësorëve.
Dhoma e përmendur ka hedhur poshtë me rezultatin 98:83 një kërkesë të ngritur nga SP-PS lidhur me këtë çështje. Sipas kërkesës në fjalë, federata, kantonet dhe komunat do të detyroheshin që t`u përmbahen masave specifike për siguri me rastin e vënies së vendkalimeve për këmbësorë.
Rreth gjysma e 45.000 vendkalimeve të tilla nuk i plotësojnë normat për siguri, sipas shoqatës së ekspertëve të rrugëve dhe të komunikacionit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









