Lajme
Shtimi i vaksinimeve hap aktivitetet në Europë
Tanimë jo vetëm shtetet dhe rajonet, por edhe kompanitë private po ndihmojnë në procesin e vaksinimit, duke injektuar punonjësit, por edhe duke ofruar godinat e tyre për publikun e gjerë.
Kompania Evonik bashkohet me nismën, duke filluar me imunizimin e mjekëve të industrisë. Qendra e improvizuar e vaksinimit pranë ndërtesës së kimikateve Hanau, afër Frankfurtit, është një nga disa projektet pilot në Gjermani. Operatori hekurudhor Deutsche Bahn, prodhuesi i makinave Volkswagen dhe gjigandi i kimikateve BASF kanë filluar skema të ngjashme.
“Unë jam një punonjës këtu në Evonik dhe vendi im i punës është vetëm 200 metra larg, pra jam pranë qendrës së vaksinimit. Është diçka e mrekullueshme për ne të vaksinohemi nga punëdhënësit tanë”, tha Ralf Scharf.
Me pesë milionë banorë të vaksinuar edhe me vakinën ruse e kineze, Hungaria mund të jetë një vend shembull i lirisë post pandemike. Ngjarjet kulturore, me përjashtim të eventeve muzikore, kanë nisur të presin më shumë se 500 njerëz, të cilët sigurisht duhet të jenë të pajisur me një certifikatë imunizimi. Edhe maskat nuk janë më të detyrueshme në hapësirat publike.
“Pra ne mund t’u themi mirupafshim maskave. Maska të dashura mirupafshim”, tha kryeministri i Hungarisë, Victor Orban.
Pas 6 muaj e gjysmë izolim, këtë fundjavë nisi frymëmarrja edhe në Austri, me rihapjen e hoteleve e jo vetëm. Tanimë qytetarët mund të shijojnë pushimet në Austri. Banjot termale në Styria nuk shërbejnë në kapacitet të plotë për shkak të masave anti-COVID por megjithatë janë të tejmbushura me klientë. Lejohet të hyrjnë vetëm ata që janë testuar, shëruar apo vaksinuar.
Nga dita e sotme lehtësohen masat edhe në Çeki. Hotelet, hostelet dhe të tjera aktivitete rihapen nën masa të forta shëndetësore. Edhe në Çeki ata që frekuentojnë të tilla ambiente duhet të jenë të pajisur me një certifikatë vaksinimi apo dëshmi se janë shëruar nga virusi.
Nga 24 maji nis normalisht edhe mësimi për shkollat fillore e të mesme. Nxënësit e shkollave do t’u nënshtrohen testeve një herë në javë. Deri në 12 persona do të lejohen të praktikojnë sporte kolektive në ambiente sportive brenda dhe jashtë duke iu rikthyer kështu ngadalë normalitetit./euronews.al
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente











