Shkurt.ch
Shtim i madh i numrit të kontrollimeve antidoping
Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë bërë 4085 kontrollime anti-doping që është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë. Siç del nga raporti vjetor i Fondacionit zviceran kundër dopingut. Vetëm në Kampionatin Evropian të atletikës së lehtë që është mbajtur në muajin gusht në Cyrih janë bërë 555 kontrollime, shkruan news.ch.
Nga gjithë ky numër kontrollimesh vetëm 13 kanë dalë pozitive ndërsa në 11 raste dhoma disiplinore e Komitetit Olimpik të Zvicrës ka shqiptuar dhe sanksione.
Sipas raportit, gatë vitit 2014 është arritur objektivi kryesor që i ka vënë vetes fondacioni e kjo është jetësimi i programit botëror anti-doping. Ky program është në fuqi duke filluar nga janari i këtij viti.
“Antidoping Schweiz” gjatë vitit 2014 ka shqiptuar 325 vendime për shkatërrimin e mjeteve të dopingut të cilat janë sekuestruar nga doganat zvicerane. Tri prej tyre kishin të bënin me atletë të licencuar dhe janë sanksionuar nga Komiteti Olimpik i Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










