Shkurt.ch
Shtim i madh i kërkesave për shtetësinë zvicerane
Votimi që vitin e kaluar, u bë pro “iniciativës për dëbimin e të huajve kriminelë”, ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i të huajve që kanë filluar procedurat për të marrë shtetësinë zvicerane. Kjo rritje në disa kantone ka arritur në 30 për qind në pak muajt e fundit, shkruan 20Minuten.
Kantoni Baselstadt është njëri nga kantonet ku është shënuar një rritje e numrit të kërkuesve të shtetësisë. Gjatë vitit 2010 atje shtetësinë zvicerane e kanë kërkuar 789 persona, që është një rritje prej 16% në krahasim me vitin 2009.
Sipas autoriteteve nga Departamenti për Çështje Juridike “kjo rritje pjesërisht mund të shpjegohet me pranimin e “iniciativës…” Veçanërisht nga shtatori i vitit 2010 shtimi i numrit ka qenë dukshëm më i madh. Për një të tretën më shumë se në muajt përkatës të një viti më parë “kanë thënë në këtë departament.
Një prirje e ngjashme është shënuar edhe në kantonin e Cyrihut. nga 3941 kërkesa për shtetësi, të regjistruara në vitin 2009, numri i tyre gjatë vitit 2010 është rritur në 4101.
Ndërsa vetëm në janarin e këtij viti janë deponuar 31 për qind më shumë kërkesa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2010, thonë në sektorin e natyralizimeve në kantonin e Cyrihut. Edhe në këtë kanton supozojnë se numri i rritur vjen si pasojë e votimit pro inciiativës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













