Integrimi
Shtim alarmant i numrit të azilkërkuesve në Gjermani
Gjatë korrikut kanë kërkuar azil mbi 9500 veta, që është për 112 për qind më shumë se në korrikun e një viti më parë. Kosovarët janë të dhjetët në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve
Ministri federal i punëve të brendshme Hans-Peter Friedrich i ka quajtur “alarmante” shifrat e përmendura dhe ka paralajmëruar se “këtë vit do të arrihet numri prej 100 mijë kërkesash të azilit në Gjermani.
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2013 Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Gjermanisë ka regjistruar gjithsej 43016 kërkesa azili. Dhe kjo ishte për 86.5 për qind më shumë se në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2012.
Më së shumti azilkërkues vijnë nga regjioni i Çeçenisë, në Rusi, e në vendin e dytë janë azilkërkuesit nga Siria. Të tretët në radhë janë ata që vijnë nga Afganistani dhe në vendin e katërt azilkërkuesit nga Serbia.
Ndërkaq, në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve që aktualisht ndodhen në Gjermani, në vendin e parë janë shtetasit e Serbisë, gjithsej 8447 persona, të pasuar nga ata të Afganistanit, 7498. Shtetasit e Kosovës janë në vendin e dhjetë ose gjithsej 1906 persona ndërsa ata të Maqedonisüe, në të pestin, me 4546.
Kuotën prej 100 mijë azilkërkuesish Gjermania e kishte arritur së fundi në vitin 1999. Ndërsa në vitin 1995 në Gjermani ishin regjistruar 160 mijë kërkesa për azil.
Gjermania pranon më së shumti kërkesa azili në krahasim me vendet tjera të BE-së. Ndërsa nga të gjithë azilkërkuesit vetëm rreth 15 për qind e fitojnë azilin, njoftojnë mediet gjermane.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












