Shqipëria
Shteti tjetër evropian, me të cilin Shqipëria heq vizat
Marrëveshja synon që të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve
Shqipëria ka hequr vizat me një tjetër shtet në Evropë. Bëhet fjalë për Bjellorusinë, me të cilën është firmosur një marrëveshje që u lejon qytetarëve të të dyja vendeve që të udhëtojnë dhe të qëndrojnë për 30 ditë në vendet përkatëse.
Marrëveshja synon që të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të promovojë marrëdhëniet e biznesit dhe turizmit, si dhe të zgjerojë kontaktet kulturore e sociale.
Bjellorusia është shtet në Evropën Lindore dhe kufizohet me Rusinë, Ukrainën, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë (tre të fundit, anëtare të BE-së). Me një popullsi që arrin gati 10 milionë, ekonomia bjelloruse renditet e 72-ta në botë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












