Lajme
Shteti që mund t’i paguajë ata që bëjnë ushtrime fizike
Mbipesha është një ndër problemet më të përhapura të njerëzve në shumë vende të botës. Qeveria e një shteti po synon që këtë dukuri negative për shëndetin ta luftojë me një ide kreative – duke i paguar ata që bëjnë ushtrime fizike.
Zyrtarët shëndetësorë në Britaninë e Madhe po synojnë që ta ulin numrin e personave me mbipeshë.
Në Angli, 63 për qind e të rriturve dhe një e treta e fëmijëve vlerësohen si persona me mbipeshë.
Sir Keith Mill, i cili e ka themeluar programin e besnikërisë së konsumatorëve, Nectar, pritet t’i këshillojë ministrat se si të përdorin nisma dhe shpërblime për t’i nxitur njerëzit për ushqyerje më të shëndetshme dhe më shumë aktivitete fizike, shkruan Metro UK.
Ai do t’i shqyrtojë skemat nga vendet e ndryshme të botës, të cilat janë treguar të suksesshme për t’i nxitur njerëzit që të qëndrojnë në gjendje të mirë fizike, përfshirë “sfidën e hapave” që përdoret në Singapor.
Sipas kësaj skeme, njerëzit shpërblehen me të holla duke grumbulluar “pikë të shëndetit”, të cilat shumohen varësisht nga hapat që bën njeriu brenda ditës.
Qeveria britanike ka ndarë një pako prej 100 milionë funtesh për ta luftuar mbipeshën. Mbi 70 milionë funte do të ndahen për shërbimet menaxhuese të mbipeshës përmes sektorit publik shëndetësor dhe këshillave lokalë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













