Kosova
Zvicra i dhuron pajisje mjekësore Kosovës
Zvicra ndihmon me pajisje mjekësore QKUK-në
Gjatë gjithë pandemisë, Zvicra ka dhuruar donacione mjekësore, veçmas vendeve me ekonomi jo të mirë. Së fundmi, me qëllim të ofrimit të ndihmës për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, Zvicra i ka dhuruar një donacion me pajisje mjekësore Klinikës së Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Mjekët gastroenterologë do të kenë në dispozicion dy gastroskopë dhe dy kolonoskopë të rinj.
Vlen të theksohet se në kuadër të donacionit në vlerë totale 100 mijë euro, bëjnë pjesë edhe dy shtylla endoskopike.
Po ashtu, edhe një sasi e konsiderueshme e materialit shpenzues për endoskopi, njofton QKUK.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










