Kosova
Shteti gjerman, afër lehtësimit të kushteve për punësim për qytetarët e Ballkanit Perëndimor
Mësohet se nga data 1 qershori, 50,000 qytetarë të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të kenë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës, pa pasur nevojë të dëshmojnë kualifikime profesionale, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu do të ketë kontigjente mujore, njoftojnë mediat gjermane.
Kjo është faza e tretë e ligjit gjerman, qëllimi i të cilit është tërheqja e fuqisë punëtore të kualifikuar të huaj, e cila do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe, mbi të gjitha, një kuotë të dyfishtë të punëtorëve nga rajoni, të cilët do të mundë të gjejnë më lehtë punë në Gjermani.
Agjencia Federale Gjermane e Punësimit do të japë leje punësimi paraprakisht, dhe punëdhënësit do të mund ta kërkojnë lejen edhe online.
Sapo Agjencia të japë miratimin, punëtori i ardhshëm nga Ballkani Perëndimor do të mundë të kërkojë vizë gjermane qëndrimi dhe pune në përfaqësinë konsullore kompetente.
Megjithatë, përfitimet nuk do të zbatohen për zgjatjen e lejes së qëndrimit, në këtë rast punonjësi do të duhet të kontaktojë administratën kompetente për të huajt.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












